E FunditVendi

Zjarri në Frakull të Fierit/ Angazhohen në terren trupat e FA nga Poshnja dhe Tirana, situata paraqitet problematike

Vatrat e zjarrit në disa prej fshatrave të Bashkisë Fier vijojnë të mbeten problrmatike. Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha në fshatin Frakull, ndrësa përhapja e madhe e flakëve dhe prania e tymit e kanë bërë mjaft të vështirë ndërhyrjen nga terreni.

Njëkohësisht, zjarri vijon edhe në drejtim të fshatit Peshtan ku terreni i vështirë për të ndërhyrë forcat zjarrfikëse e bëjnë edhe më të vështirë punën e tyre. Vatra e zjarrit ndodhet larg banesave dhe deri më tani nuk ka rrezik për banorët.

Në terren vijon punë për shuarjen e zjarreve, dhe mësohet të jenë angazhuar rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura nga repartet e Poshnjës dhe Tiranës ndërsa operacioni mbështetet nga 7 mjete zjarrfikëse dhe efektivët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button