E FunditVendi

Natë dramatike në Himarë/ Gjashtë banesa të djegura, të evakuuar 36 persona

Himara ka përjetuar orë ferri mes flakëve. Pas një nate të vështirë flakët e zjarrit masiv që dogji disa banesa dhe rrezikoi jetën e mijëra banorëve dhe pushuesve është fikur.

Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme territorin e Bashkisë Himarë vijon të jetë aktiv, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.

Helikopterët po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe izoluar vatrat aktive.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi thotë se situata në orët e para të mëngjesit është përmirësuar dhe aktualisht konsiderohet nën kontroll.

Alushi tha se gjatë natës ka pasur rrezik në zonën e Potamit, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacioni është përqendruar në kodrën e Pilurit, për shkak të rrezikut të paraqitur nga zjarri.

Nga flakët janë prekur gjashtë banesa, tre prej të cilave të banuara dhe tre të pabanuara. Ndërkohë, 36 persona janë evakuuar si masë parandaluese.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button