E FunditVendi

Alarm në Picar të Gjirokastrës/ Zjarri në pyll avancon drejt fshatit

Një zjarr ka përfshirë zonën pyjore në hyrje të fshatit Picar në Gjirokastër, duke krijuar rrezik për zonën e banuar.

Flakët ndodhen pranë fshatit dhe ekziston mundësia që zjarri të përhapet në drejtim të banesave.

Dy grupe të shërbimit zjarrfikës janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve.

Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe dendësisë së shkurreve dhe pyllit.

Aktualisht në terren ndodhen dy grupe zjarrfikëse, ndërsa një grup i tretë është nisur drejt Picari.

Qëllimi i ndërhyrjes është ndalimi i përhapjes së flakëve dhe mbrojtja e banesave dhe banorëve të fshatit.

Shërbimi zjarrfikës vijon punën në terren, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar afrimin e zjarrit drejt zonës së banuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button