Nuk qetësohen zjarret në Shqipëri, 11 zjarre aktive

Ministria e Mbrojtjes mbrëmë vonë në bilancin ditor kumtoi se gjatë ditës së djeshme kanë shpërthyer 21 zjarre, 11 prej të cilave janë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje, ndërkaq po aq janë shuar.

“Qindra forca operative, automjete zjarrfikëse dhe personel i forcave të armatosura janë angazhuar në terren, përderisa operacionet janë mbështetur edhe nga helikopterë dhe aeroplanë për shuarjen e flakëve të zjarrit. Situata është posaçërisht problematike në disa rajone të Fierit, Shkodrës, Matit dhe Dajtit”, qëndron në kumtesë.

Në shuarjen e stihive të zjarrit janë prëfshirë 587 forca operacionale lokale, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 personel ushtarak dhe 7 automjete zjarrfikëse të ushtrisë. Mbështetja ajrore u ofrua nga 4 helikopterë dhe 1 aeroplkan “Er Traktor.

Agjencia kombëtare për mbrojtjes civile (AKMC) vazhdon të monitorojë vazhdimisht situatën në të gjithë vendin, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile.

“Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe të gatshme për të ndërhyrë aty ku e kërkon situata, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së jetës, shtëpive dhe pronës së qytetarëve”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm