Ramadani: Deputetët e VV’së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vetë

Ramadani: Deputetët e VV’së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vetë – të lutemi për lirinë e tyre

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën dhe qëndrimet e deputetëve të Vetëvendosjes.

Ramadani ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë liri të mendojnë, të shprehen apo të veprojnë, duke ironizuar situatën brenda kësaj partie.

“Duhet të lutemi për lirinë e deputetëve të Vetëvendosjes! Ata nuk kanë të drejtë as të mendojnë, as të shprehen dhe nuk kanë guxim as të veprojnë!”, ka thënë Ramadani.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm