Bashkimi Demokratik për Integrim, Dega në Tetovë, përmes një konference për gazetarë, ka kërkuar llogari nga Komuna e Tetovës lidhur me mosmbajtjne e premtimit që të sigurohen nga 100 euro për çdo nxënës që regjistrohet në klasë të parë.
Ndonëse viti shkollor tashmë ka filluar kurse prindërit nuk i kanë pranuar ende këto mjete, thotë Armen Imeri nga Dega e BDI-së në Tetovë
“Për sa paralele janë siguruar pëlqime për shkollat e mesme të Tetovës? A përputhet ky numër me të gjitha paralelet e miratuara nga Këshilli Komunal? Nëse jo, sa paralele janë shkurtuar dhe në cilat shkolla? Qytetarët kërkojnë transparencë. Dëshirojmë të dimë, a ka Komuna e Tetovës plan strategjik në lidhje me temën aktuale të optimizimit? Më 5 qershor u premtuan nga 100 euro për çdo nxënës të klasës së parë. Viti shkollor ka filluar, ndërsa mjetet akoma nuk janë shpërndarë. Kur do t’i marrin nxënësit këto mjete?”, tha Armend Imeri.





