Ndahen nga 20 mijë denarë për subvencionimin e zejtarëve

Zejtarët e Shkupit do të kenë mundësi më 30 nëntor të aplikojnë për subvencionev. edhe atë në vlerën e 20 mijë denarëve.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët, banorët te qytetit të Shkupit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, nuk kanë shfrytëzuar mjetet e Qytetit të Shkupit në vitin aktual dhe zejtarët e regjistruar në pajtim me Ligjin për zejtarinë”, theksohet në Thirrjen Publike.

Përmes kësaj Thirrje Publike planifikohet ndarja e subvencioneve për zejtarët dhe zejet deficitare në zhdukje në qytetin e Shkupit për vitin 2026-të. Dokumentet duhet të dorëzohen në sektorin për zhvillimin ekonomike lokal në objektin e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit për këtë Thirrje publike ka ndarë 400 mijë denarë.

Linku i thirrjes publike

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm