Barcelona nuk ka të ndalur, shemb edhe Valencinë

Futboll

Barcelona nuk ka të ndalur, shemb edhe Valencinë

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2026 Në ora: 18:09
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka varguar fitoren e katërt rresht në elitën e futbollit spanjoll.

Kampioni në fuqi i Spanjës, ka shemb me gola skuadrën e Valencisë në Mestalla, duke e mposhtur me rezultat 5:0, në ndeshjen e javës së katërt.

Lamine Yamal (6' e 84’), Fermin (22'), Raphinha (50'), Pedri (79’) – realizuan për fitoren e katalunasve.

Barcelona kryeson me 12 pikë, ndërsa Valencia është në fund me vetëm një pikë. 

Valencia është në krizë të rezultateve, ka një barazim e tri humbje deri me tash. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat