• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jemi gati për Vllazninë, duam 3 pikët – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Jemi gati për Vllazninë, duam 3 pikët – Balkanweb.com – News24

Trajneri i Partizanit, Florin Batu dha mendimin e tij para takimit ndaj Vllaznisë.

Partizani në dy ndeshje ka vetëm një pikë. Sa e rëndësishme është përballja ndaj Vllaznisë?

Bratu: Po është e vërtetë kemi vetëm një pikë, nuk është nisja që dëshironim. Gjithashtu është një moment i rëndësishëm ndeshja me Vllazninë dhe sigurisht duhet të marrim pikë. Do të përballemi me një skuadër shumë të mirë, e cila gjithashtu luan mjaft mirë në shtëpi. Duhet të jemi gati dhe të fokusuar për këtë ndeshje.

Çfarë keni kërkuar nga skuadra gjatë kësaj jave?

Bratu: Të mbajmë ritmin tonë në seancat stërvitore kjo është e rëndësishme. Të jemi agresiv, por të jemi agresiv pa u ndëshkuar me kartonë të kuq. Realisht kemi luajtur dy ndeshje për shumë minuta me një lojtarë më pak dhe nuk jam aspak i kënaqur me këtë fakt.

Partizani ka shënuar vetëm një gol në dy ndeshje…

Bratu: Eshtë e vërtetë, por nuk është ky realiteti, sepse kemi luajtur për afro 60 minuta me një lojtar më pak ndaj Teutës. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Laçin dhe për mua ka qenë një situatë konfuze pasi gjithë planet e skuadrës ndryshuan. Por do të na duhet të improvizojmë të gjejmë zgjidhje për sa i përket fazës sulmuese.

Shanset të shohim Tomën dhe Sidibe të luajnë së bashku dhe a është gati Fadairo?

Bratu: Të gjithë ata janë të gatshëm për ne , janë pjesë e grupit. Ende nuk e kam vendosur 100% formacionin. Do të më duhet të shoh edhe seancën e fundit stërvitore që për nesër të bëj edhe zgjedhet e duhura, por për mendimin tim ata janë të gjithë të gatshëm për nesër.

A është ky momenti më i mirë për tu përballur me Vllazninë pas episodeve që ndodhën në Elbasan?

Bratu: Nuk kemi folur me lojtarët rreth çfarë ka ndodhur në Elbasan. Ato episode janë parë nga të gjithë por mendoj që nuk është puna jonë. Ne duhet të jemi të fokusuar në te ndeshja, të luajmë atje. E dimë që do të jetë një trasfertë e vështirë për ne, por lojtarët e mi janë gati të japin gjithçka dhe të marrim pikët sepse për ne janë shumë të rëndësishme. Jemi një klub i madh dhe prej nesh presin shumë.

Fitorja e fundit e Partizanit në Loro Boriçi ndaj Vllazninë daton në 2022…

Bratu: Mendoj se është një kapitull i ri, një kampionat i ri, shpresoj që të japim maksimumin. Gjithashtu edhe për Vllazninë do të jetë një presion i madh pas ndeshjes me Elbasanin. Për këtë fakt do të na duhet ta menaxhojmë sa më mirë këtë situatë.

Sa i rëndësishëm është rikthimi i Human për këtë sfidë?

Bratu: Sigurisht është një prej lojtarëve tanë më të rëndësishëm. Dhe për këtë javë sigurisht kemi fituar një lojtar.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Projekti i ndërtimit të dy fushave në Luginën e Preshevës, Duka: Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24
Sport

Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Karius iu bë “mur”, por Kompany nuk e bën dramë hapin fals: Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO)

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al