• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çdo trofe personal i takon djemve & klubit – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Çdo trofe personal i takon djemve & klubit – Balkanweb.com – News24

Nevil Dede është përzgjedhur trajneri më i mirë i muajit gusht në kampionatin “Abissnet Superiore”, vlerësim i dhënë nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Egnatia e ka nisur sezonin e ri në mënyrë pozitive, duke regjistruar dy fitore në dy javët e para të kampionatit, ndaj Tiranës dhe Vorës. Me gjashtë pikë të grumbulluara, skuadra rrogozhinase është në krye të renditjes pas dy javëve të para.

Çmimi “Trajneri i Muajit” iu dorëzua Nevil Dedes në ambientet e FSHF TV nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani.

Në një prononcim për fshf.org, Dede u shpreh se çdo vlerësim personal është meritë e skuadrës dhe klubit, ndërsa vlerësoi startin pozitiv të Egnatias në kampionat.

“Gjithmonë çdo trofe personal që do të fitoj i takon vetëm djemve dhe klubit. Jam falënderues gjithmonë për djemtë dhe për mbështetjen maksimale të klubit.

Përsa i përket kampionatit, i uroj të gjithë kolegët dhe kundërshtarët tanë në garë një sezon sa më të mbarë. Mendoj që për ne ka filluar mirë, pavarësisht se kemi pasur ngarkesën e ndeshjeve europiane, por në fund fare, edhe me djemtë dhe me rotacionet që kemi bërë, ia kemi dalë. Realisht me vështirësi, sepse edhe ndeshja e fundit tregoi që ky kampionat do të jetë i fortë dhe shumë i luftuar”, – tha Dede.

Tekniku i Egnatias u ndal edhe te arritja e objektivit historik, sigurimi i fazës së Ligës në Conference League, duke theksuar rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe të një mentaliteti të përbashkët për zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Shpresoj që cilësia të jetë gjithmonë në rritje. Siç ne bëmë hapa të mëdhenj në Europë për të gjithë objektivat e klubit tonë, por edhe të futbollit shqiptar, shpresoj që edhe klubet e tjera të vazhdojnë me të njëjtin mentalitet, por mbi të gjitha ta kuptojnë që ne po bëjmë hapa të mëdhenj përpara.

Këtë duhet ta tregojmë në fushë dhe, në fund fare, një thirrje për të gjithë tifozët: të mundohemi t’i argëtojmë sa më shumë, që ata të vijnë të na mbështesin në numër sa më të madh. Besoj që ky vit është sfidë e madhe për të mbushur shkallët e stadiumit. Unë kështu e shoh, është mendim personal”, – përfundoi Nevil Dede.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Projekti i ndërtimit të dy fushave në Luginën e Preshevës, Duka: Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24
Sport

Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Karius iu bë “mur”, por Kompany nuk e bën dramë hapin fals: Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO)

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al