• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

La Liga/ Pësoi humbjen e parë në rikthimin e tij në Madrid, Mou-n nuk e mbajnë nervat: Ndeshje e shkëlqyer, ndonjëherë humbet dhe nuk e di pse

05/09/2026
La Liga/ Pësoi humbjen e parë në rikthimin e tij në Madrid, Mou-n nuk e mbajnë nervat: Ndeshje e shkëlqyer, ndonjëherë humbet dhe nuk e di pse

Real Madridi i José Mourinhos pëson humbjen e parë në La Liga. “Los Blancos” u mposhtën 1-0 nga Betisi në La Cartuja, në një ndeshje të vendosur vetëm në minutat e fundit.

Pas një pjese të parë pa gola, ku Vinicius dhe Huijsen goditën shtyllën e traversën, Betisi gjen golin e fitores në minutën e 81-të. Parrott shfrytëzon një aksion të mirë dhe dërgon topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën verdhejeshile.

Real Madridi tenton të reagojë, por fati nuk është me skuadrën e Mourinhos. Carlos Espí shënon me një roveshatë spektakolare, por goli anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 94-t, madrilenët kanë mundësinë e artë për të barazuar. Mbappé merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por portieri Valles i mohon golin dhe ruan avantazhin e Betisit.

1-0 për Betisin, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe barazon Real Madridin në renditje. Një mbrëmje e hidhur për Mourinhon, ndërsa Barcelona tashmë ka mundësinë të marrë e vetme kreun e La Ligës.

Një Jose Mourinho shumë nervoz u pa menjëherë pas ndeshjes, duke e komentuar kështu humbjen e parë në drejtimin e madrilenëve: “Besoj se skuadra zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Ndonjëherë humbet dhe nuk e di pse; ndonjëherë humbet dhe nuk di si ta shpjegosh. Ne ishim shumë dominues, me qendërmbrojtësit tanë në një formë të shkëlqyer, të cilët kontrolluan absolutisht gjithçka. Patëm shumë aksione sulmuese dhe krijuam shumë raste për të shënuar.”, theksoi Mou ndër të tjera.

Related Posts

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Projekti i ndërtimit të dy fushave në Luginën e Preshevës, Duka: Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24
Sport

Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Karius iu bë “mur”, por Kompany nuk e bën dramë hapin fals: Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO)

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al