zoom

Lajme

Rama sulmon Veliajn: Ishte talent i madh politik, por s’e mbajti dot peshën

Rama sulmon Veliajn: Ishte talent i madh politik, por s’e mbajti dot peshën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mënyrën se si po drejtohet Bashkia e Tiranës, duke sulmuar kryebashkiakun, pas situatës së krijuar nga vendimet e firmosura nga Erion Veliaj nga qelia, duke shkarkuar mes të tjerësh edhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani.

Sipas Ramës, Bashkia e Tiranës ndodhet në një situatë të pazakontë, duke argumentuar se institucioni aktualisht funksionon pa një drejtim të qartë.

“Bashkia nuk ka kokë”, shprehet kryeministri, duke e cilësuar këtë situatë si një eksperiment social, politik dhe ekonomik për një kryeqytet që drejtohet pa një figurë në krye.

Në vijim, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të përcaktojë vetë personin që do ta pasojë në drejtimin politik.

Sipas tij, një pasardhës që të sfidon duhet të jetë në gjendje të marrë vetë përgjegjësinë për përballjen politike.

“Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, tha Edi Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura