zoom

Lajme

Paralajmëroi rastin Agasi, Ahmetaj njofton tjetër “bombë”: Kush është oligarku që shan Ramën në përgjimin ndërkombëtar?

Paralajmëroi rastin Agasi, Ahmetaj njofton tjetër “bombë”: Kush është oligarku që shan Ramën në përgjimin ndërkombëtar?

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e të dhënave të reja që, sipas tij, lidhen me një përgjim ambiental ndërkombëtar të janarit 2026.

Në intervistën e pestë që Ahmetaj do të japë për gazetarin Çim Peka, pritet të zbulojë një sërë skandalesh që lidhen me qeverisjen Rama.

Në qendër të materialit është një biznesmen i fuqishëm, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, por që dyshohet se në përgjim flet hapur dhe me tone fyese për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Ahmetajt, rëndësia e materialit nuk qëndron vetëm te fyerjet, por te personat që përmenden dhe marrëdhëniet mes biznesit, politikës dhe njerëzve pranë pushtetit.

Në paralajmërimet e tij përmenden edhe emra apo nofka si “Gysi anglishtfolës”, “izraeliti që flet në emër të Edi Ramës” dhe “Ermal Raketa”. Po ashtu, ngrihen dyshime për një trafik të mundshëm armësh në Shqipëri.

Deri në publikimin e materialit të plotë, identiteti i biznesmenit mbetet i paqartë.

Postime të lidhura