zoom

Lajme

(VIDEO) Broja përplaset me tifozin pas humbjes

(VIDEO) Broja përplaset me tifozin pas humbjes

Armando Broja u shfaq i tensionuar pas humbjes së Burnleyt ndaj Bristol City. Sulmuesi shqiptar u përfshi në një debat me një tifoz pas përfundimit të takimit, në një situatë që u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale.

Burnley u mposht 2-1 në shtëpi dhe reagimi i tifozëve ishte i ashpër pas vërshëllimës së fundit. Broja, i cili kishte hyrë në lojë gjatë pjesës së dytë, iu drejtua një prej mbështetësve që po e kritikonte.

Në pamjet e publikuara, shqiptari shfaqet duke diskutuar me tifozin, ndërsa në një moment dëgjohet t’i përgjigjet kritikave duke theksuar periudhën e gjatë që ka kaluar jashtë fushave.

“Kam qenë jashtë për një vit, nuk kam luajtur për një vit”, dëgjohet të thotë Broja gjatë debatit.

Reagimi i tij erdhi menjëherë pas një tjetër rezultati zhgënjyes për Burnleyn, që nuk arriti të marrë pikë në përballjen me Bristol City.

Përplasja verbale nuk shkoi më tej. Pas momentit të tensionuar, Broja u largua nga vendi i ngjarjes i shoqëruar nga një pjesëtar i sigurisë.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, por nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e takimit dhe Burnley përfundoi duke pësuar një tjetër humbje./ Zoom.al

Postime të lidhura