zoom

Aktualitet

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar (EMRAT)

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar (EMRAT)

Një operacion i gjerë policor i zhvilluar në Sarandë ka çuar në arrestimin e 20 personave, të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Aksioni, i koduar “Vjeshta”, është finalizuar pas rreth dy muajsh hetime të kryera nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas policisë, ndaj 20 të arrestuarve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të arrestuarit:

  • Altin Arapi, i cilësuar si koka e grupit të shpërndarjes
  • Arlind Kostaq Osmani
  • Feliks Faik Filija
  • Medi Enver Myftaraj
  • Nikolin Martin Rakipi
  • Altin Halit Arapi (Demiri)
  • Klerjan Milsim Popshimi
  • Redian Astrit Arizi
  • Erjon Ruhan Dido
  • Dhimitër Astrit Terolli
  • Xhuliano Emin Mejdi
  • Vasil Armandi Kaçi
  • Flatun Orhan Lalaj
  • Bledar Adi Kovaci
  • Shefqet Ronald Bezhani
  • Andrea Vlash Babi
  • Nazif Edmond Refitaj
  • Elvis Edmond Demçaj
  • Devis Stavro Saliaj
  • Korado Edmondi Omeri

Ndërkohë, një 36-vjeçar me inicialet E. N., banues në Lushnjë, është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë, ai ka kundërshtuar shërbimet gjatë kontrollit në një dhomë hoteli.

Gjatë aksionit, u sekuestruan një sërë provash materiale. Policia njofton se janë gjetur:

  • sasi kokaine dhe kanabisi;
  • 2 pistoleta;
  • 4 automjete;
  • 19 aparate celulare;
  • një shumë parash në lekë dhe euro.

Operacioni “Vjeshta” është zhvilluar në vijim të një procedimi të nisur dy muaj më parë nga autoritetet në Sarandë.

Në 31 korrik, në kuadër të të njëjtit procedim, policia kishte arrestuar në flagrancë tre persona me inicialet A. N., A. C. dhe K. J. Gjatë atij aksioni u sekuestruan 5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e cila, sipas hetimeve, dyshohej se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet e deritanishme, grupi dyshohet se ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Sarandës, përfshirë zonat e plazheve, lokalet e natës dhe afërsitë e shkollave./ Zoom.al

Postime të lidhura