zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare

Një aksident rrugor në Athinë ka sjellë një humbje të rëndë për kinematografinë greke. Regjisorja dhe skenaristja Maria Tsioli, vetëm 29 vjeçe, humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Bulevardin Alexandras.

Vdekja e artistes së re ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa karriera e Tsiolit po merrte një drejtim premtues edhe përtej Greqisë. Punët e saj ishin prezantuar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Në momentin kur humbi jetën, Maria Tsioli po përgatitej për një tjetër projekt kinematografik. Bëhet fjalë për filmin “Perasma” (“Kalimi”), xhirimet e të cilit ishin planifikuar të nisnin gjatë vjeshtës.

Ngjarja e filmit do të vendosej në zonën e Agrafas, kryesisht në Megala Vraggiana, dhe do të rrëfente historinë e një bariu adoleshent në një zonë rurale.

Pas tragjedisë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e regjisores kanë vendosur të përpiqen që projekti të realizohet pavarësisht humbjes së saj. Synimi është që filmi të përfundojë në përputhje me idenë dhe vizionin që Tsioli kishte për veprën./ Zoom.al

Postime të lidhura