zoom

Lajme

Detaje nga sherri i bujshëm, Jozi i zuri pritë Edit me fenelina dhe stopa policie

Detaje nga sherri i bujshëm, Jozi i zuri pritë Edit me fenelina dhe stopa policie

Pamje të reja nga përplasja mes këngëtarit Joz Marku dhe Eduard Kuçit kanë hedhur dritë mbi momentet e konfliktit, ndërsa në video shfaqen edhe persona e automjete që ngrenë pikëpyetje për praninë e mundshme të efektivëve të Policisë në vendngjarje.

Sipas videos, Marku shihet duke u përballur fizikisht me Kuçin dhe e godet me shuplakë. Menjëherë pas këtij momenti, këngëtari dëgjohet duke i kërkuar atij të ulet në gjunjë.

Kuçi shihet duke e zbatuar kërkesën, ndërsa situata zhvillohet në praninë e disa personave të tjerë.

Pjesa tjetër e videos ka tërhequr vëmendjen për shkak të elementeve që duken në sfond. Në vendin ku ndodh përplasja shfaqen disa persona, ndërsa dallohen edhe automjete me tabela dhe fenelina që ngjajnë me ato të mjeteve të policisë.

Në video vërehen gjithashtu persona të veshur me rroba kamuflazhi, të cilat sipas publikimit ngjajnë me veshje policore.

Pikërisht kjo pjesë e ngjarjes ngre pikëpyetje të tjera përtej konfliktit fizik mes dy personave. Nëse prania e personave dhe automjeteve lidhet me struktura policore, atëherë kërkohet një sqarim zyrtar për identitetin e tyre, arsyen e ndodhjes në vendngjarje dhe rolin që kanë pasur gjatë përplasjes./ Zoom.al

Postime të lidhura