Aplikacion
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e së premtes në aksin Lushnjë–Berat, në zonën pranë fshatit Fiershegan.
Në aksident janë përfshirë një trajler me targa shqiptare dhe dy automjete. Sipas të dhënave paraprake, trajleri po udhëtonte në drejtim të Lushnjës kur është përplasur me një makinë që po qarkullonte në aksin rrugor.
Pas përplasjes së parë, trajleri ka vijuar lëvizjen dhe ka goditur edhe një automjet tjetër, i cili ndodhej i parkuar pranë një banese në anë të rrugës.
Pas ngjarjes, drejtuesi i trajlerit nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit. Ai është larguar me mjetin dhe aktualisht është në kërkim nga policia./ Zoom.al
Aksident me vdekje pranë rrethrrotullimit të Levanit, vdes 55-vjeçari! Makinat bëhen copash (VIDEO)

