zoom

Lajme

Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator e çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator e çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj bëjnë me dije se më 10 shtator do të çojnë çështjen e arrestit të tij në Gjykatën e Strasburgut.

Avokatët e huaj i kanë bërë kërkesë SPAK-ut për një takim të dytë për në datën 10. Vendimi për ta çuar çështjen në Strasburg vjen pas dy fitoreve në Gjykatën Kushtetuese.

Ky pritet të jetë takimi i dytë, pasi i pari u mbajt në 28 korrik, ku Veliaj priti për pesë orë dy avokatët britanikë të studios ndërkombëtare “Mishcon de Reya”, Ben Brandon dhe Celia Marr.

Ndërkohë më 2 shtator Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi kërkesën e Erion Veliajt i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Mbrojtja paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë teksa arsyetoi se Veliaj nuk ka përbërë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maksim Haxhia që mbron Ajola Xoxën, dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër.

Kryebashkiaku vijon të jetë i izoluar në burgun e Durrësit prej 10 shkurtit të vitit 2025 kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Postime të lidhura