75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 06 Shtator 2026 / AR

Tipike shqiptare, Bebe Rexha shkëlqen në dasmë (foto)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga një bridal shower, ku ka qenë e pranishme për të festuar një nga mikeshat e saj.

Në postimin e publikuar në Instagram, Bebe shfaqet e veshur me një fustan elegant në ngjyrë blu, ndërsa krahas fotografisë ka shkruar: “Zemra mal ❤️ Bridal shower for our gorgeous nusë”, duke i uruar kështu nuses së ardhshme, shkruan Indeksonline.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e këngëtares, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen dhe i kanë dërguar urime për dasmën që po afron.

Një prej komenteve shkruan: “Looking forward for the big wedding day”, duke treguar se dasma e madhe pritet së shpejti./Indeksonline/