Përfundon pjesa e parë me barazim në “Emirates”, u shënuan dy gola të bukur - Gazeta Express
string(72) "perfundon-pjesa-e-pare-me-barazim-ne-emirates-u-shenuan-dy-gola-te-bukur"

Futboll

Gazeta Express

06/09/2026 18:20

Përfundon pjesa e parë me barazim në “Emirates”, u shënuan dy gola të bukur

Futboll

Gazeta Express

06/09/2026 18:20

Ka përfunduar pjesa e parë, në superderbin e xhiros së tretë në Premierligë, mes Arsenalit dhe Chelseat.

Pas 45-minutëshit të parë, skuadrat po ndahen me barazim, në fushën e stadiumit “Emirates”.

Mysafirët nga Londra Perëndimore shënuan të parët, me anë të Morgan Rogers.

Rogers shënoi pas asistimit nga Jorell Hato, me një goditje të bukur, në minutën e tretë të ndeshjes.

Që atëherë, Arsenali e mori ndeshjen nën kontroll, madje shënoi edhe në minutën e 13-të, por që goli i Riccardo Calafiorit u anulua.

Arsenali e shtoi presionin ndaj Chelseat, derisa më në fund e barazoi rezultatin në minutën e 25-të.

Ishte Kai Havertz që shënoi për 1-1, pas një goli të bukur nga jashtë zonës.

Arsenali dhe Chelsea kanë nga dy fitore, në dy ndeshjet hapëse të këtij sezoni në Premierligë.

“Gunners” e kanë mposhtur Coventryn dhe Aston Villën, derisa “Blutë e Londrës” triumfuan ndaj Fulhamit e Brightonit.

Arsenali është kampion në fuqi i Premierligës, pasi sezonin e kaluar e fitoi titullin e kampionit, pas 22 vitesh pritje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕