I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, deputeti i PD, Gent Strazimir u shpreh se ish-zyrtarëve të lartë amerikanë, janë përgjegjës për një fushatë të padrejtë goditëse ndaj opozitës shqiptare.
Strazimiri tha se diplomacia dhe pushteti i Shteteve të Bashkuara kishin rënë në duart e individëve të korruptuar, si Charles McGonigal dhe ish-ambasadorja Yuri Kim, ku këta të fundit akuzohen se e kthyen drejtësinë amerikane në një armë politike, për të shënjestruar liderët konservatorë globalë, si pjesë e një agjende ultra të majtë të lidhur me rrjetin e George Soros.
Sipas deputetit të PD, rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë vlerësohet një pikë kthese historike, që korrigjon padrejtësitë dhe tregon madhështinë e Amerikës për të riparuar gabimet e veta.
Është thelbi i të qenurit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i të qenurit amerikan, ashtu sikurse është thelbi i asaj aspirate që Partia Demokratike dhe ata që u ngritën në dhjetor të '90-ës kishin në relacion me lirinë. Në relacion me të qenurit njeri i lirë, në relacion me të qenurit një vend i më i zhvilluar, një shoqëri më e zhvilluar. Një shoqëri e më e zhvilluar, një individ më i zhvilluar mund të prosperojë vetëm në qoftë se është i lirë. Kjo ka qenë thelbi i aspiratave tona, kjo vazhdon të jetë thelbi i kushtetutës tonë si forcë politike dhe i të gjithë anëtarëve tanë që sillen dhe që janë mbledhur të qartë rreth Partisë Demokratike dhe sigurisht Sali Berishës.
Kështu që, unë mendoj se nuk ka ilustrim më të bukur të faktit që të madhështisë së atij vendi, i cili riparon vetveten edhe kur ka gabime. Sigurisht nuk është një vend perfekt, sigurisht që edhe aty funksionon politika, funksionojnë klanet, funksionojnë spiunët siç e keni parë me McGonigal, funksionon korrupsioni siç e keni parë po ashtu me rastin McGonigal dhe me Edi Ramën, por është një shtet i madh dhe edhe atje freedom ëorks sepse vetëkorrigjohet, sepse dinë të riparojnë gjërat. Dhe veçanërisht në rastin konkret unë mendoj që ata që thonin që është e pamundur të rikthehet mbrapsht, përfshirë zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot normalisht duhet të kërkojnë falje.
Të kërkojnë falje për faktin se kanë qenë autorët e një keqkuptimi të madh. Unë atëherë e kam quajtur friendly fire. Sali Berisha ka qenë nën friendly fire. Është po, sigurisht i goditur me armë, po e them, amerikane, por arma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte rënë në duart të gabuara. Kishte rënë në duart të McGonigal-it, të Mark Rossini-t, të cilët janë harruar tashmë si personazhe, të gjithë zyrtarë të korruptuar të Yuri Kim-it. Zyrtarë të korruptuar, disgraced i quajnë amerikanët sot, domethënë të çnderuar tashmë, të jashtëqitur nga administrata dhe të çnderuar, pa nder, pikërisht sepse kanë abuzuar dhe kanë kthyer drejtësinë, fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një armë politike kundër kundërshtarëve politikë të tyre, jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç e ka shprehur edhe Presidenti Trump, ata kanë targetuar liderët konservatorë në të gjithë botën. Në funksion të një axhende të majtë, ultra të majtë, e cila mori përgjigjen e merituar nga amerikanët në zgjedhjet kur u zgjodh Presidenti Donald Trump. Çfarë kanë bërë tjetër? Termi non grata. Termi non grata është një term i fabrikuar prej tyre, nga kjo kooperativa mediatike sigurisht, edhe e atyre që ne i quajmë lajmet tona, dhe sigurisht nga agrikultorët e dezinformimit, kooperativistët, agrikultorët e dezinformimit.
Në rastin është botërisht, është një koncept i njohur. Non grata është një term që përdoret për diplomatët, rezidentë në një vend, të cilët largohen për shkak se janë të padëshirueshëm. Nuk mund të ketë, përzëhen nga vendi siç janë të padëshirueshëm, në latinisht është non grata. Ky është termi diplomatik. Është ekskluzivisht për ta. Çdo njeri tjetër që ndodhet në territorin e një vendi deportohet, hiqet, ekspulsit ajo që po ndodh sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo kudo me personat që rrinë në mënyrë të paligjshme.
Non grata është ekskluzivitet për personat që janë rezidentë në një vend dhe kanë imunitet diplomatik. Nuk është ky rasti i Sali Berishës. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është lëshuar një sanksionim, me urdhër të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, për turp të tij, i cili ndalonte ambasadën amerikane t'i jepte vizë Sali Berishës, duke e konsideruar si person që nuk duhej të futej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kaq ka qenë historia.
Ndalim i udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot kemi Sali Berishën i cili rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka qenë kurrë non grata siç e thashë. Ka pasur një pengesë për të marrë vizën, ka marrë vizën dhe sekretari siç ua tha publikisht edhe zoti Këlliçi, në vizë cilësohet: Viza është marrë me urdhër të sekretarit, të Marco Rubio-s e para, dhe të pyetur në mënyrë të përsëritur departamenti i shtetit se përse, arsyeja e kësaj ëaiver që quhet dhe përjashtimit që është bërë për marrjen e vizës nga zoti Sali Berisha dhe për lejimin e tij të futjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë mendoj që është gjëja më e bukur që ka ndodhur, për interesat e larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, interes kombëtar. Nuk ka interes më të madh se ky. Domethënë nuk është interes politik, është interes kombëtar. Nga kjo pikëpamje, mendoj se po, këtu duhet të fillojmë dhe të fillojmë të gjitha analizat politologjizmat e ku di unë se çfarë, gjithë tallapazanët e studiove të kësaj kooperative dhe të marrim të themi, përderisa në emër të interesit të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lejohet të futet Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sanksionimi i tij, me të gjithë kompleksitetin dhe maskarallëkun që përmban dhe një pjesë e mirë e tij tashmë është publike dhe autorët e tij janë disgraced.
Janë të përzënë, të jashtëqitur nga administrata amerikane, e kanë dëmtuar interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Nëse po, sa? Këtu duhet të fillojë dhe të mbarojë çdo debat që duhet të kemi me këtë punë. Presidenti Trump në momentet e para kur ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë ka thënë që, përveçse e kanë armatosur drejtësinë dhe fuqinë amerikane kundër kundërshtarëve politikë të axhendës majtiste dhe të Soros-it, pikërisht këta individë kanë targetuar miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në qoftë se ka një rast që e ilustron këtë, ai është rasti i Sali Berishës.
© SYRI.net