AKTUALITET /

Drogë nga SHBA/ Arrestohet 20-vjeçari në Bathore me 5 kg kanabis me përqindje të lartë THC

Pakoja ishte e ndarë në 8 paketime, brenda të cilave ndodhej lënda e dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4.641 kg.

Shkruar nga Versus

Drogë nga SHBA/ Arrestohet 20-vjeçari në Bathore me 5 kg

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një sasi prej 4 kilogramësh e 641 gramësh Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Operacioni është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare.

Sipas Policisë, pas një hetimi për rastin u identifikua si porositës i pakos shtetasi D. S., 20 vjeç, banues në Bathore. Në vijim të veprimeve procedurale, ai u arrestua.

Pakoja ishte e ndarë në 8 paketime, brenda të cilave ndodhej lënda e dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4.641 kg.

Autoritetet dyshojnë se lënda narkotike ishte trafikuar nga SHBA-ja drejt Shqipërisë, ndërsa ajo u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike./Versus.al

 

Poll