AKTUALITET /

Dhunoi ish-banorin e BBV Kosova, Eduart Kuçi, arrestohet Jozi Marku. Policia sekuestron kamerat e bizneseve në autostradë

Në pamjet e publikuara shihet Jozef Marku duke goditur disa herë Eduart Kuçin, ndërsa i kërkon llogari për deklaratat e bëra ndaj tij në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus

Dhunoi ish-banorin e BBV Kosova, Eduart Kuçi, arrestohet Jozi Marku.

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozef Marku, ka përfunduar në pranga pas videos së publikuar në rrjetet sociale të dhunës ndaj Eduart Kuçit.

Burime nga terreni raportojnë se Joz Marku ka përfunduar sot në pranga në zonën e Kombinatit.

Bashkë me Jozefin Markun, është shoqëruar dhe një shtetas tjetër i cili në pamjet e dhunës ndaj shqiptarit të Kosovës, Eduart Kuçi, dallohet me tabelën "STOP Policia" dhe në një moment heq dhe maskën.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën e autostradës Thumanë-Kashar, pranë mbikalimit, ku një grup të rinjsh nga Fushë Kuqja kanë ndaluar Eduart Kuçin dhe e kanë dhunuar.

Zanafilla e konfliktit mes Joz Markut dhe Eduart Kuçit nisi kur ky i fundit kishte ofenduar Markun dhe e kishte kërcënuar publikisht, duke deklaruar se do të merrte hak për shokun e tij, Gjestin.

Ai kishte paralajmëruar gjithashtu Markun se do të përballej me të nëse do të udhëtonte në Kosovë.

Pas këtyre deklaratave, dy personat janë përballur rastësisht në rrugë, ku debati për ofendimet dhe kërcënimet e bëra online ka degjeneruar në përplasje fizike.

Në pamjet e publikuara shihet Jozef Marku duke goditur disa herë Eduart Kuçin, ndërsa i kërkon llogari për deklaratat e bëra ndaj tij në rrjetet sociale.

Pas incidentit, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar personat e përfshirë, ndërsa Jozef Marku është arrestuar./Versus.al

 

Poll