
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, është finalizuar ekstradimi i Bamir Halilit (Axhami), 30 vjeç, lindur në Kukës.
Sipas autoriteteve, procedura u realizua falë bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit.
Halili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Pas ekstradimit, 30-vjeçari do të vihet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

