
Publikohen emrat e 10 personave të shpallur në kërkim që shoqëruan biznesmenin Luan Muça të “Delta Group” në Vlorë në hotel “Regina” në të cilën u konfliktuan me armë me pronarin e saj Vasil Bedinaj.
Mes emrave, është dhe vëllai i Luan Mucës, Bujar Muca që u zgjodh dhe deputet nën siglën e PDIU-së, por e la mandatin ende pa u betuar në parlament.

Sipas të hënave nga policia, Luan Muca dhe dy vëllezërit Mandrit dhe Klaudio Lleshaj, shoqërues të biznesdmenit, janë arrestuar nën dyshimet për gjobëvënie.
Në pranga ka përfunduar dhe Blerim Heta, si dhe Angjelo Breshani, shofer i Vasil Bedinaj, i cili qëlloi me armë ndaj grupit të Mucës, teksa këta të fundit largoheshin ngë resorti Regina.
Pas njoftimit të policisë, biznesmeni Luan Muça u largua me automjetin e tij luksoz bashkë me 2 të tjerë por në hyrje të Vlorës por makina e tyre u aksidentua dhe ai mbeti I plagposur bashke me një nga shoqëruesit.
Bedinaj pretendon se Muca i vuri gjobë 5 mln euro, ndërsa Muca këmbëngul se konflikti mes tyre lidhet për një pronë.
Të shpallur në kërkim
Bujar Muca
Edison Zalla
Serxhio Cani
Rei Degjoni
Renato Kodra
Klej Doci
Arjan Doda
Marjos Ramosacoj
Altin Grori- efektiv i policisë ushtarake
Fatjon Maknori – efektiv i policisë ushtarake

