
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë gjatë mbrëmjes në Levan, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë disa zona të Fierit.
Gjatë qëndrimit në terren, ministri është informuar për ecurinë e zjarrit, gjendjen e vatrave aktive dhe masat e ndërmarra nga strukturat e emergjencave për izolimin e flakëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Sipas të dhënave të fundit, banesat në zonë nuk paraqesin aktualisht rrezik të drejtpërdrejtë.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke punuar për kontrollin e vatrave të zjarrit.
Ndërkohë, me rënien e errësirës është ndërprerë ndërhyrja nga ajri, ndërsa operacioni për shuarjen dhe izolimin e flakëve vijon nga toka gjatë orëve të natës./Versus.al
View this post on Instagram


