Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian pritet të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 shtator ka përfunduar periudha e fleksibilitetit për zbatimin e plotë të Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES).
Sistemi i ri parashikon regjistrimin e udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së përmes të dhënave biometrike, përfshirë fotografinë dhe gjurmët e gishtërinjve.
Megjithatë, disa vende anëtare ende nuk janë plotësisht gati për zbatimin e kontrolleve për shkak të problemeve teknike dhe vonesave në përgatitjen e infrastrukturës.
Linjat ajrore dhe operatorët turistikë kanë paralajmëruar se zbatimi i plotë i procedurave të reja mund të sjellë rritje të ndjeshme të kohës së pritjes në aeroporte dhe pika të tjera kufitare. Në fazat e para të EES, në disa aeroporte evropiane u krijuan radhë të gjata dhe disa pasagjerë humbën fluturimet.
Probleme teknike vijojnë të raportohen edhe në disa pika të rëndësishme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, përfshirë Eurotunnel, Portin e Doverit dhe terminalin Eurostar në St Pancras. Në disa prej tyre, regjistrimi në sistem vazhdon të kryhet manualisht nga punonjësit e kontrollit kufitar.
Për shtetasit e vendeve jashtë BE-së, përfshirë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen, kjo nënkupton se kalimi i kufirit mund të marrë më shumë kohë, veçanërisht në aeroportet dhe pikat kufitare më të frekuentuara./Versus.al

