
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mesditën e kësaj të diele një sipërfaqe me pisha, ullishte dhe shkurre në zonën e Çërrilës, në Mallakastër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërsa terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të Policisë dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesat.
Forcat në terren po përqendrohen në frenimin e përhapjes së zjarrit drejt sipërfaqeve të tjera me bimësi. Ndërkohë, shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet./Versus.al

