
Një aksion i gjerë antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e 5 shtatorit në Sarandë, në kuadër të një hetimi për goditjen e grupeve që dyshohet se merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, disa persona janë arrestuar, ndërsa mes tyre dyshohet se ndodhen edhe individë me rol drejtues në grupet që kanë ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së drogës në qytet.
Kontrollet e policisë kanë çuar në sekuestrimin e sasive të kokainës dhe kanabisit, si dhe të armëve të zjarrit, që dyshohet se përdoreshin nga personat e përfshirë në aktivitetin kriminal.
Deri tani nuk janë bërë publike identitetet e personave të arrestuar dhe as detajet e plota të operacionit.
Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar, ku do të bëhen të ditura të dhënat mbi numrin e të arrestuarve, provat e sekuestruara dhe veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga autoritetet./Versus.al

