POLITIKË /

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama paralajmëron nisjen e podkastit “Flasim”: Kur të kapërcej pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë

Në fragmentet e publikuara paraprakisht, kryeministri ndalet te disa prej çështjeve më të diskutuara në politikën shqiptare, mes tyre Ishulli i Sazanit, SPAK-u, Bashkia e Tiranës dhe rrugëtimi i tij politik.

Shkruar nga Versus

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rikthimin e podcastit të tij “Flasim”, por këtë herë në një rol ndryshe. Në episodin e radhës, Rama nuk do të jetë intervistuesi, por do t’u përgjigjet pyetjeve dhe do të jetë vetë i intervistuari.

Në fragmentet e publikuara paraprakisht, kryeministri ndalet te disa prej çështjeve më të diskutuara në politikën shqiptare, mes tyre Ishulli i Sazanit, SPAK-u, Bashkia e Tiranës dhe rrugëtimi i tij politik.

Duke folur për Sazanin, Rama ka deklaruar se ishulli do të mbetet pronë e Shqipërisë, duke kundërshtuar pretendimet se ai po shitet.

Rama ka kritikuar gjithashtu SPAK-un për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat në raport me personat që janë marrë nën akuzë.

Një tjetër deklaratë e fortë lidhet me Bashkinë e Tiranës, për të cilën Rama është shprehur se “nuk ka kokë”, duke e cilësuar situatën si një eksperiment social, politik dhe ekonomik.

Kryeministri ka folur edhe për pasardhësin e tij politik. I pyetur nëse do të zgjedhë një person që do ta pasojë në politikë, Rama është shprehur prerë se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Ka qenë një krim i mandatuar, dhe një nga ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua.

Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishulli do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.

… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.

Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj.

Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, ka deklaruar Rama./Versus.al

 

 

Tags:

edi rama

Poll