POLITIKË /

“Zonat që digjen, nuk mund të kthehen në hotele dhe resorte”/ Braçe shpërthen ndaj kritikëve: Dënoni piromanët!

Braçe thekson se zonat që bëjnë pjesë në fondin pyjor kombëtar nuk ndryshojnë destinacion edhe në rast se përfshihen nga zjarret

Shkruar nga Versus

“Zonat që digjen, nuk mund të kthehen në hotele dhe

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit, duke hedhur poshtë pretendimet se sipërfaqet e djegura mund të përdoren më pas për ndërtime turistike apo projekte energjetike.

Në një video të publikuar në rrjetin social facebook, Braçe thekson se zonat që bëjnë pjesë në fondin pyjor kombëtar nuk ndryshojnë destinacion edhe në rast se përfshihen nga zjarret.

“Edhe sikur zjarri të bjerë, ndizet qëllimisht në ato sipërfaqe, destinacioni fond pyjor, pyll etj., nuk bëhet hotel, resort, park fotovoltaik, park eolik etj.”, deklaron Braçe.

Deputeti socialist iu referua Ligjit “Për Pyjet”, duke theksuar se përcaktimet ligjore janë të qarta sa i takon destinacionit të sipërfaqeve pyjore.

Braçe tha se do t’i kërkojë Kuvendit të verifikojë zbatimin e ligjit për çdo sipërfaqe të djegur, si dhe lejet e dhëna dhe territorin e prekur nga zjarret.

Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe ata që, sipas tij, nuk kanë bërë thirrje publike për ndalimin e zjarrvënieve dhe ndëshkimin e autorëve.

“Si nuk i dëgjova njëherë të njëjtët të thërrasin ‘MOS NDIZ ZJARR’?”, shprehet Braçe, duke shtuar se zjarret në shumicën e rasteve nuk ndizen vetë, por shkaktohen nga njerëzit.”.

"Po si nuk i folet njehere ketyre zjarrndezesve?
Si nuk i kerkuat njehere prokuroreve e gjyqtareve “ZJARRNDEZESIT N’BURG?", thotë Braçe./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Poll