BOTA /

Serbi, Vuçiç drejt fundit të mandatit si president, por partia e tij e propozon për kryeministër

Mandati i dytë i Vuçiçit si president po shkon drejt fundit dhe Kushtetuta serbe nuk i lejon të kandidojë për një mandat të tretë radhazi

Shkruar nga Versus

Serbi, Vuçiç drejt fundit të mandatit si president, por

Aleksandar Vuçiç mund të rikthehet në postin e kryeministrit të Serbisë, pasi Partia Progresiste Serbe (SNS) ka artikuluar zyrtarisht këtë skenar pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Mandati i dytë i Vuçiçit si president po shkon drejt fundit dhe Kushtetuta serbe nuk i lejon të kandidojë për një mandat të tretë radhazi. Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht largimin e tij nga politika apo nga qendra e pushtetit.

Mundësia e rikthimit në Kryeministri është diskutuar prej muajsh në Beograd, por tashmë ideja po artikulohet hapur edhe nga vetë partia në pushtet.

Nëse ky skenar realizohet, Vuçiç do të rikthehej në postin që mbajti përpara se të zgjidhej president. Ai ishte kryeministër i Serbisë nga viti 2014 deri në vitin 2017, përpara se të kalonte në Presidencë.

Gjatë periudhës së presidencës, Vuçiç ka vijuar të jetë figura kryesore e politikës serbe dhe e SNS-së, duke ruajtur ndikim të fortë mbi drejtimin e qeverisë dhe politikën e jashtme.

Kështu, edhe pse nuk mund të kërkojë një mandat të tretë presidencial radhazi, rikthimi i mundshëm në Kryeministri do t’i mundësonte Vuçiçit të vijonte të qëndronte në qendër të pushtetit politik në Serbi./Versus.al

Poll