POLITIKË /

Zgjedhjet vendore 2027/ Florian Binaj konfirmon se do të garojë si kandidat i pavarur në Tiranë

Binaj kritikoi edhe mënyrën se si shumë qytetarë e shfaqin angazhimin vetëm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se ndryshimi nuk arrihet me reagime virtuale.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet vendore 2027/ Florian Binaj konfirmon se do të garojë si

Në zgjedhjet vendore 2027, Florian Binaj do të kandidojë si i pavarur për betejën në Tiranë.

Binaj e ka konfirmuar vendimin gjatë një interviste televizive ku u shpreh se është koha për një angazhim konkret në shoqëri.

I pyetur se ku mund ta çojë kjo betejë dhe nëse do të jetë pjesë e frontit të bashkuar opozitar, Binaj tha se nuk e sheh këtë nismë thjesht si një përpjekje personale, por si një mundësi për këdo që mendon se duhet të kontribuojë për ndryshimin.

“Ku do të më çojë? Më çon aty ku mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëhet. Jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri, kushdo që mendon se mjaft është mjaft”, u shpreh ai.

Binaj kritikoi edhe mënyrën se si shumë qytetarë e shfaqin angazhimin vetëm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se ndryshimi nuk arrihet me reagime virtuale.

“Ndryshimi nuk mund të bëhet përmes like-ve, as përmes komenteve ‘bravo shefi, yll shefi, sa bukur shefi’”, deklaroi Binaj.

Aktori dhe aktivisti theksoi se përmirësimi i shoqërisë kërkon angazhim dhe veprim konkret, duke lënë të kuptohet se kandidimi i tij synon të shkojë përtej kritikave dhe reagimeve në rrjetet sociale./Versus.al

 

Poll