Një 40-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.
Policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 10:52. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. S., rreth 40 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga rënia.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit./Versus.al

