Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.
Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje.
Top Channel raporton, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.
Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.
Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:
“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, citohet të ketë deklaruar këngëtari.
Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




