Digjitalizohen 4.3 milionë kartela pasurie - Finalizohet kadastra e pronave, lehtësohen procedurat për qytetarët

4.3 milionë kartela pasurie të qytetarëve shqiptarë, në të gjithë territorin e vendit, janë digjitalizuar tërësisht, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve për pronësinë në rastet kur ajo rezulton me dokumentacionin e duhur, mbivendosjeve në harta si dhe problematikave me dosjet fizike.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar procesin e digjitalizimin, duke realizuar një nga objektivat e përcaktuar në Agjendën Kombëtare të Reformave në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Aktualisht të gjitha kartelat e pasurisë administrohen në format elektronik dhe janë plotësisht të integruara në sistemin kadastral, duke shënuar një transformim të rëndësishëm në mënyrën e administrimit të të dhënave të pronësisë.
Digjitalizimi i kartelave të pasurisë tashmë do të lehtësojë proceset e punës në Agjencinë Shtetërorë të Kadastrës (ASHK), duke mundësuar trajtim më të shpejtë të aplikimeve, reduktim të procedurave manuale, rritje të efikasitetit administrativ dhe zgjerim të mundësive për ofrimin e shërbimeve të automatizuara për qytetarët dhe bizneset.
Çdo kërkesë për pajisje me kartelë pasurie përpunohet tashmë drejtpërdrejt në sistemin elektronik nga specialistët e ASHK-së, pa qenë e nevojshme konsultimi i regjistrave fizikë. Kjo ul ndjeshëm kohën e shqyrtimit të aplikimeve dhe minimizon riskun e gabimeve gjatë përpunimit të të dhënave.
Njëkohësisht, çdo regjistrim apo transaksion mbi pasurinë pasqyrohet menjëherë në regjistrin kadastral elektronik, duke garantuar transparencë, gjurmueshmëri dhe siguri juridike më të lartë për të drejtat e pronësisë.
Përfundimi i digjitalizimit të kartelave të pasurisë përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e administrimit kadastral si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja si dhe lehtësimin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme.
Nga ana tjetër lehtësohet ndjeshëm aplikimi i taksës së re të pronës.
Qëllimi i këtij procesi ka qenë ndër të tjera reduktimi i vonesave kohore të shërbimeve kadastrale, rritja e efikasitetit, ofrimi i shërbimeve nga Agjencia e Kadastrës, duke marrë masa kundër korrupsionit dhe mitëmarrjes.
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar mëngjesin e sotëm një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 78.8 lekë dhe......
Pronat, “magnet” për financimin e bizneseve nga bankat/ Pasuritë e paluajtshme dhe kapitali qarkullues po udhëheqin valën e re të kredisë
Kredia për biznesin po merr më shumë hov, ndërsa bankat po financojnë gjithnjë e më shumë nevojat për prona dhe kapital qarkullues. Në shtatë muajt e parë të......
Nju Jorku i thotë “jo” IA-së në shkolla - Ndalimi njëvjeçar prek rreth 600 mijë nxënës
Shkollat publike të qytetit të Nju Jorkut do t’u ndalojnë përkohësisht nxënësve deri në klasën e tetë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale......
Venecia intensifikon kontrollet mbi trafikun ujor - Qyteti pret fluks të lartë vizitorësh gjatë Festivalit të Filmit
Venecia ka shtuar kontrollet në rrugët e saj ujore, ndërsa qyteti po përballet me një fluks të madh vizitorësh gjatë Festivalit të Filmit, që nisi më 2......
Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri - Qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës vijon normalisht
Kanë përfunduar para afatit të parashikuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti......
Holanda zhvendos 86 ton ar - Nga SHBA dhe Kanadaja, drejt Londrës. Arsyeja, rritja e trazirave gjeopolitike
Banka qendrore e Holandës (DNB) ka zhvendosur 86 ton ar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja drejt Londrës, duke e justifikuar vendimin me “rritjen e......
IA, si energjia elektrike në epokën industriale - Altman: Do të jetë themel për revolucionet e ardhshme teknologjike
Drejtori Ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se vendet që nuk e përqafojnë inteligjencën artificiale rrezikojnë të humbasin përparimet teknologjike në të......
Apple ndryshon drejtimin - Ja sa do të paguhet CEO i ri, John Ternus
Apple ka ndryshuar strukturën e pagave në nivelet më të larta drejtuese pas kalimit të John Ternus në postin e CEO-s, duke i dhënë drejtuesit të ri një......

