“Pasqyra Albania”/ Rama: Qytetarët do marrin njoftime në kohë reale - Platforma e re do të informojë për ligjet, vendimet, shërbimet dhe emergjencat

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar platformën e re digjitale “Pasqyra Albania”, e cila synon të krijojë një adresë të vetme publike për informacionin, dokumentet, statusin dhe provat që lidhen me punën e institucioneve shtetërore.
Rama theksoi se platforma e re nuk do të zëvendësojë Bashkëqeverisjen, por do të ndërthuret me të, ndërsa e-Albania do të jetë gjithashtu pjesë e “Pasqyrës”. Sipas tij, dokumentet personale dhe komunikimi individual i qytetarëve do të vijojnë të kryhen përmes kanaleve të mbrojtura përkatëse.
Një nga risitë kryesore është mundësia që qytetarët të marrin njoftime në kohë reale për ndryshimet ligjore dhe vendimet që lidhen me profesionin apo fushën e tyre të interesit.
Si shembull, Rama përmendi një sipërmarrës të vogël, i cili mund të zgjedhë të marrë në WhatsApp njoftime sa herë që hyn në fuqi një ligj, vendim qeverie apo urdhëresë e re që prek aktivitetin e tij.
Sipas kryeministrit, njoftimet do të aktivizohen vetëm me dëshirën e qytetarit. “Pasqyra Albania” nuk do të përdorë të dhënat që qytetarët kanë dhënë gjatë përdorimit të shërbimeve të e-Albania-s për t’u dërguar automatikisht njoftime.
Platforma pritet të ketë gjithashtu një rol në situatat emergjente. Rama tha se qytetarët në zona të rrezikuara nga zjarret apo përmbytjet duhet të informohen në kohë reale, pa pritur konferencat zyrtare apo informacionin përmes mediave.
“Pasqyra Albania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar që ndodhet në një zonë ku ka një rrezik zjarri” apo përmbytjeje, deklaroi Rama.
Një tjetër element i rëndësishëm i platformës do të jetë “kartela publike”, e cila sipas Ramës nuk do të përmbajë deklarata politike apo propagandë, por të dhëna konkrete mbi punën e institucioneve.
Kartela do të tregojë se çfarë pune po kryhet, në interes të kujt, cili institucion është përgjegjës, ku gjenden dokumentet, cilat janë afatet, statusi i procesit, ndryshimet e bëra dhe provat që lidhen me të.
Sipas Ramës, synimi është që qytetari të ketë një pasqyrë të qartë të punës së shtetit dhe të mos mbetet i detyruar të kërkojë informacion në burime të ndryshme apo të presë njoftime pas përfundimit të proceseve.
Linjë energjetike Shqipëri-Kosovë e HEC Moglica 1.6 GW - Tre projekte synojnë statusin e veçantë, në garë për prioritet dhe financim nga BE
Teksa qeveria miratoi rregullat e reja për zhvillimin e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, tre projekte që përfshijnë drejtpërdrejt......
Zjarret nuk ndalen, 3 vatra aktive në vend - Situatë problematike në Dajt dhe në disa zona të Dibrës
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën......
Digjitalizohen 4.3 milionë kartela pasurie - Finalizohet kadastra e pronave, lehtësohen procedurat për qytetarët
4.3 milionë kartela pasurie të qytetarëve shqiptarë, në të gjithë territorin e vendit, janë digjitalizuar tërësisht, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve për......
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar mëngjesin e sotëm një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 78.8 lekë dhe......
Pronat, “magnet” për financimin e bizneseve nga bankat/ Pasuritë e paluajtshme dhe kapitali qarkullues po udhëheqin valën e re të kredisë
Kredia për biznesin po merr më shumë hov, ndërsa bankat po financojnë gjithnjë e më shumë nevojat për prona dhe kapital qarkullues. Në shtatë muajt e parë të......
Nju Jorku i thotë “jo” IA-së në shkolla - Ndalimi njëvjeçar prek rreth 600 mijë nxënës
Shkollat publike të qytetit të Nju Jorkut do t’u ndalojnë përkohësisht nxënësve deri në klasën e tetë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale......
Venecia intensifikon kontrollet mbi trafikun ujor - Qyteti pret fluks të lartë vizitorësh gjatë Festivalit të Filmit
Venecia ka shtuar kontrollet në rrugët e saj ujore, ndërsa qyteti po përballet me një fluks të madh vizitorësh gjatë Festivalit të Filmit, që nisi më 2......
Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri - Qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës vijon normalisht
Kanë përfunduar para afatit të parashikuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti......

