Kryeministri Rama: Toka që ndau me dhunë investitorët fqinjë do të shpronësohet, kthehet në ullishte

Fund historive të konfliktit për pronat dhe mesazh për të gjithë investitorët që administrojnë e zhvillojnë asete turistike. “Nuk mund të cënohet me sjellje dhune misioni për Shqipërinë turistike”. Me këto argumente ka ndërhyrë kryeministri Rama, pas konfliktit të dy sipërmarrësve në sektorin e turizmit ditën e djeshme në Vlorë.
“Ne kemi vendosur ta shpronësojmë, ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme, dhe sipas ligjit ta kthejmë në një aset publik dhe turistik për të gjithë, një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit, një park i gjallë ku do të mbillen varietete më autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësuese të Mesdheut si edhe do të ekspozohen tërë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri.
Një adresë e re informimi, një hapësirë e re e dijes, e turizmit të eksperircës. Një tokë që i ndau me dhunë dy investitorë fqinjë, duke pështirosur të gjithë Shqipërinë, do të kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një hapësirë paqeje nën hijen e pemës së bekuar të ullirit”, tha kryeministri Rama në një mesazh që ka shperndarë pasditen e kësaj të premteje në rrjetet sociale.
Dje dy investitorë të mëdhenj në sektorin e turizmit përfunduan në një përplasje fizike dhe me armë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin për një pronë në zonën mes Palasës dhe Dhërmiut.
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit, nis asfaltimi i 15 km
Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit......
Interneti “dominon” shtëpitë shqiptare - AKEP: Rritet numri i abonimeve për Wi-Fi, ndërsa telefonia tradicionale vijon rënien
Interneti përmes rrjeteve fikse po fiton gjithnjë e më shumë përdorues në Shqipëri, ndërsa telefonia fikse vijon të humbasë terren. Të dhënat më të fundit të......
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? - Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Zgjatja e sezonit turistik përtej muajve të verës mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e turizmit. Përtej nevojës për të shtuar aktivitetin gjatë......
Plane të reja për transportin e qëndrueshëm/ Nyjet urbane TEN-T duhet t’i miratojnë deri në fund të 2027-ës
Qytetet shqiptare që do të përcaktohen si nyje urbane të rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të hartojnë dhe miratojnë Planet e Qëndrueshme të......
Bizneseve u kthehen në llogari 82 milionë euro TVSH - Shtatë mujori/ Qershori regjistron shifrën më të lartë, ulet koha e përpunimit të kërkesave
Bizneset kanë marrë mbrapsht përmes procesit të rimbursimit të TVSH-së rreth 7.6 miliardë lekë apo 82 milionë euro në 7 muaj. E ndarë sipas muajve, vihet re......
Importet kushtojnë më pak në tremujorin e dytë/ Çmimet pothuajse të pandryshuara, rënia më e fortë te energjia
Çmimet e produkteve industriale të importuara kanë vijuar të mbeten të qëndrueshme në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke shënuar një rënie të lehtë në......
Çmimet e prodhimit rriten lehtë/ Tregu vendas shtrenjtohet, eksportet kushtojnë më pak
Çmimet e prodhimit në ekonomi kanë shënuar vetëm një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti......
Rikthehet Panairi i Produkteve Artizanale në Green Coast/ “DUART”, një mbrëmje kushtuar artit dhe mjeshtërisë
Panairi i Produkteve Artizanale është rikthyer për të katërtin vit radhazi në Green Coast, këtë herë nën konceptin “DUART”, që vendos në qendër punën e......

