KLERI BEKTASHI I NGUL THIKËN PAS SHPINE NAIM FRASHËRIT në interes të Shtetit Bektashi, duke miratuar tinëz heqjen e titullit Poet Kombëtar me ligjin 93/2022, duke dëmtuar rëndë Sistemin Arsimor Laik Kombëtar Shqiptar
Nga Artur Shkurti
drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, 6 shtator 2026
Perëndija Shqipërinë
e bëri për shqipëtarët,
s’e bëri për djallëzinë,
për të liqt’ e për kusarët.
Zot i math kombin tuaj
e bëri për ju të tërë.
Për fqinj e për të huaj
s’e ka bërë! s’e ka bërë!
NAIM FRASHËRI
Histori e Skënderbeut
Zoti në zëmër të ndyrë,
s’hyri dhe s’ka për të hyrë!
Se atje rri djalli vetë,
s’ qasetë Zot’ i-vërtetë.
Kish fytyrën myxyrë
dhe mënyrënë të ndyrë.
NAIM FRASHËRI
“Qerbelaja” 1898
Tregomu dhe shqipëtarëve,
udhën e punës së mbarë,
Bashkomi bëmi vëllezër,
edhe thjesht shqipëtarë .
NAIM FRASHËRI
Bagëti e Bujqësia, 1886
Dy figurat kyçe udhërrëfyese, frymëzuese të besimit bektashian janë Haxhi Bektashi që është turk dhe themelues i sektit dhe Naim Frashëri që është shqiptar dhe reformues i sektit bektashian shqiptar, reformim që me sa duket nuk ka zënë vend tek kleri bektashi shqiptar, derisa po i ngulin thikën pas shpine Naim Frashërit. Naim Frashëri është edukator më i fuqishëm sesa Haxhi Bektashi, më i gjerë, më i thellë, si në vetëdije globale dhe aq më tepër në vetëdijen kombëtare shqiptare. Naim Frashëri është më e madhja figurë e kulturës sonë kombëtare dhe këtë autoritet e ka fituar me shenjtërinë e argumentuar masivisht nga poetët dhe klerikët shqiptarë, me autorësinë e tij të sintezës së besimeve fetare, me themelimin e Sistemit Arsimor Laik Shqiptar, me autorësinë e programit të edukimit të karakterit dhe të virtyteve dhe sidomos të edukimit kombëtar! Naim Frashëri tejkalon 100-fish Nënë Terezën në shentëri, besim fetar, edukim global dhe rëndësi kombëtare, por shteti shqiptar bën të kundërtën vendos Nënë Terezën të parën dhe heq Poetin Kombëtar Naim Frashëri, duke shkatërruar sistemin edukativ laik shqiptar, për llogari të interesave të Vatikanit, i cili edhe më 5 shtator 2026 në deklarimet e veta nuk gjente ndonjë arsye kombëtare në sjelljen e Nënë Terezës, që do të na thotë se veç “frymëzimi katolik” dhe katekizmi i Vatikanit na i bënka njerëzit të virtytshëm dhe nuk mjaftonkan formimi kombëtar i nënave shqiptare, tradita e tyre mijëravjeçare. Këto arsyetime nuk ndodhin me Poetin Kombëtar Naim Frashëri, ndaj ai i duhet Kombit Shqiptar.
Sekti bektashi nuk qëndron dot në këmbë pa dy figurat kryesore Haxhi Bektashin dhe Naim Frashërin.
Sipas lajmeve të djeshme (5 shtator 2026) Forumi i zhvilluar në Haxhibektash të Nevsehirit të Turqisë, me mbështetje të Shtetit Turk doli me një deklaratë ku kundërshton me forcë konceptin e Shtetit Bektashi. Citojmë deklaratën: “ “Bektashizmi nuk është shtet, lëvizje politike apo projekt kombëtar-politik. Bektashizmi është një rrugë e urtësisë, e cila e pranon Kur’anin si libër të shenjtë, Hazreti Muhamedin si Murshid dhe Hazreti Aliun si udhërrëfyes; e brumosur me filozofinë e Hynkar Haxhi Bektash Veliut dhe me rrënjë në tesavvufin islame. Autoriteti shpirtëror i një rruge besimi nuk mund të krijohet apo të ndryshohet përmes shpalljes së sovranitetit politik, ndarjes së territorit ose lëshimit të pasaportave. Qendra historike dhe shpirtërore e rrugës bektashiane është “Shtëpia e Pirit”, pra Teqja e Haxhi Bektash Veliut, e cila ndodhet në rrethin Haxhibektash të Nevshehirit dhe ku prehet Hynkar Haxhi Bektash Veliu.” Reagimi i Turqisë dhe i klerit bektashi turk nuk lejon grabitjen e Haxhi Bektashit dhe të bektashizmit nga Shteti Bektashi i Tiranës. Këtë sigurisht kleri bektashi shqiptar e ka shumë të qartë. Atëherë me çfarë “do t’i ushqejë zogjtë bektashinj” nëse nuk e bën dot me Haxhi Bektashin? I bie me Naim Frashërin. Por Naim Frashërin ata nuk e kanë mbrojtur! Atëherë na qenka që ata duan t’ua grabisin shqiptarëve e t’ia çojnë kombit artificial bektashi. Kjo na zbulon deduksionin logjik: Kryegjyshata është autore e heqjes së titullit Poet Kombëtar për Naim Frashërin, për llogari të konceptiti Shtet Bektashi. Me ligjin 93/2022 “Për dekoratat në RSH” që u miratua në vitin 2024, dhe që ka për autor ortodoksin filogrek e frankofon Thomas Frashëri (Totoni), këshilltar i Edi Ramës që e merr me vete edhe në Vatikan, tani Kancelar i Urdhërave dhe Medaljeve iu hoq titulli Poet Kombëtar Naim Frashërit, duke hequr Urdhrin “Naim Frashëri” që ka qenë Urdhër. U la Urdhri “Nënë Tereza”, dita e pushimit për Nënë Terezën me synimin që brezave t’u flitet me gjuhën “katolike” të nderimit, pra t’u jepet sinjali “KONVERTOHUNI NË KATOLIK” ose të paktën “të krishterë”. Aurel Plasari, në parathënien e librit të Thomas Frashërit “Frashëri i shquar i panjohur” (libër sulmi kundër Vëllezërve Frashëri dhe Rilindjes Kombëtare) sjell për lexuesin shprehjen e një francezi “Më jep një shtet të jap një komb”. Aurel Plasari, Edi Rama, Thomas Frashëri, Mirela Kumbaro janë pjesë e sektit “rilindje” të cilët qëndrojnë pas shtrimit të rrugës për “Shtetin Bektashi” që sipas Aurel Plasarit do të jetë në gjendje të bëjë “një komb bektashi”. Po si do të bëhet “kombi bektashi”? Me Baba Mondin apo me Thomas Frashërin apo me Mirela Kumbaron. Natyrisht që duhet një “usta” për këtë dhe ata kanë menduar që t’ua grabisin Naim Frashërin shqiptarëve dhe t’ia japin “kombit të ri bektashian”.
Megjithëse “Udha e shkronjave” njoftoi publikun, Kuvendin e Shqipërisë, ambasadat, sektet fetare për goditjen tinzare ndaj Naim Frashërit dhe heqjen e titullit Poet Kombëtar, kleri bektashian paradoksalisht nuk reagoi, shpërfilli. Duhej të ishte i pari që reagonte. Sekti bektashian shkrihet si kripa në ujë pa Naim Frashërin. Atëherë del logjikisht se kleri bektashian i ka ngulur thikën pas shpine Naim Frashërit dhe ka qenë pjesë e aleancës për shthurjen e shqiptarëve me aleancën e kishave, shteteve të huaja (Izrael, Greqi, Vatikan, Francë, etj) që e duan Shtetin Bektashi për të shthurur kombin shqiptar, për të dëmtuar sistemin arsimor, për të dëmtuar harmoninë fetare, për të konvertuar me detyrim shqiptarët në katolikë, protestantë, ortodoksë apo hebrenj duke u justifikuar me luftën ndaj myslimanizmit, sidomos besimit shiit. Naim Frashëri mban Shqipërinë dhe shqiptarët dhe nuk mban klerin bektashi, për të cilët ai kishte kritika të forta./fb

















