REPUBLIKA E TURQISË ME TË DREJTË MBRON HAXHI BEKTASHIN E VET, bektashizimin e turqve, turqishten nga Shteti Bektashi i Tiranës

KOMBI SHQIPTAR TË MBROJË POETIN KOMBËTAR NAIM FRASHËRI
Sistemin Arsimor Kombëtar, Harmoninë Fetare dhe Vëllazërinë Shqiptare nga skema diabolike e Shtetit Bektashi që kërkon shthurjen tonë kombëtare

Nga Artur Shkurti
drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, më 5 shtator 2026

Tregomu dhe shqipëtarëve,
udhën e punës së mbarë,
Bashkomi bëmi vëllezër,
edhe thjesht shqipëtarë
NAIM FRASHËRI

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve me projektin politik për Shtet Bektashi, të nxitur nga Qeveria Edi Rama dhe tutorë të huaj hapi sherr brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe na tregoi kuptimin e lëvizjeve të dyshimta në lëmin e arsimit dhe të kulturës shqiptare. Vazhdimisht kemi informuar publikun, që Qeveria Edi Ramës dhe Sekti “Rilindje” qëllimisht po e varfëronte Shqipërinë nga Naim Frashëri dhe vepra e Rilindjes Kombëtare, pikërisht për ta eksportuar drejt Shtetit Bektashi.
Që kjo mos të kuptohej kryegjyshata nuk duhej të reagonte, duhej të dukej indiferente, dembele, derisa realisht Shqipëria të ishte dëmtuar me akte ligjore. Me ligj 93/2022 tinëz Qeveria Edi Rama me mbështetjen e Opozitës, por pa përmendur, hoqën titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin. Me të drejtë publiku pyet: “Po ç’i gjeti? Çfarë u bëri Naim Frashëri? Çfarë kanë zbuluar?” E vërteta është që kanë zbuluar një skemë se si ta shthurin mirë e mirë Shqipërinë e të mos lënë gur mbi gur. Rilindasit pra edhe Naim Frashëri janë përpjekur për pavarësinë e institucioneve fetare, për autoqefalinë e tyre nga të huajt. Kjo është arritur me me Kishën Ortodokse dhe me Kryegjyshatën Bektashiane. Kisha Ortodokse Shqiptare është autoqefale por ajo nuk ngrihet në nivelin e patriarkanës, kurse Kryegjyshata pretendon një drejtim botëror të bektashinjve dhe e tepron tani me konceptin Shtet Bektashi. Këtu ka hyrë në konflikt të hapur me thelbin e bektashizmit dhe sektit që origjinën e ka në Turqi tek Haxhi Bektashi i cili nuk është shqiptar por është turk, dhe që para se bektashizmi të bëhej shqiptar, ka qenë turk, dhe qëndrat e faltoreve sigurisht i ka në Turqi.
Forumi i zhvilluar në Haxhibektash të Nevsehirit të Turqisë, theksoi në deklaratë përfundimtare (botuar në 5 shtator 2026 në disa faqe) se besimi dhe trashëgimia kulturore bektashiane janë me qendër në Anadoll, ndërsa Teqja e Haxhi Bektash Veliut është qendra shpirtërore e bektashizmit. Kjo qartësisht është kundër pretendimit të Kryegjyshatës Shqiptare që pretendon të jetë qendër botërore. Për ne turqit kanë të drejtë dhe shqiptarët nuk kanë të drejtë. Bektashinjët shqiptarë kanë të drejtën e autoqefalisë, por jo edhe të pretendojnë një drejtim botëror që qartësisht shpërfill zanafillën e besimit që është në Turqi. Deklarohet se “Aktiviteti u zhvillua në Qendrën Kulturore Haxhi Bektash Veli, nën kujdesin e Kryesisë për Kulturën Aleviane-Bektashiane dhe Xhem-Evive pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Kryesinë e Komunikimit.” (mexhlis.com, 5 shtator 2026) Në faqen Shenja.tv (5 shtator 2026) gjejmë “Bektashizmi nuk është shtet, lëvizje politike apo projekt kombëtar-politik. Bektashizmi është një rrugë e urtësisë, e cila e pranon Kur’anin si libër të shenjtë, Hazreti Muhamedin si Murshid dhe Hazreti Aliun si udhërrëfyes; e brumosur me filozofinë e Hynkar Haxhi Bektash Veliut dhe me rrënjë në tesavvufin islame. Autoriteti shpirtëror i një rruge besimi nuk mund të krijohet apo të ndryshohet përmes shpalljes së sovranitetit politik, ndarjes së territorit ose lëshimit të pasaportave. Qendra historike dhe shpirtërore e rrugës bektashiane është “Shtëpia e Pirit”, pra Teqja e Haxhi Bektash Veliut, e cila ndodhet në rrethin Haxhibektash të Nevshehirit dhe ku prehet Hynkar Haxhi Bektash Veliu.”
Deklarata vijon me kundërshtimin e hapur të projektit Shtet Bektashi.
Deklaratat e forumit në Turqi më duken të arsyeshme nga pikëpamja turke.
Kryegjyshata shqiptare pa Naim Frashërin ngelet si peshku pa ujë, mirëpo për “çudi” Kryegjyshata nuk tregon ndonjë mbrojtje të Naim Frashërit, edhe pse “Udha e shkronjave” (Artur Shkurti) ngre zërin për heqjen e titullit Poet Kombëtar ndaj Naim Frashërit. Duket paradoks që Kryegjyshata të mos jetojë dot pa Naim Frashërin dhe përsëri të mos e mbrojë. Por nuk ka asnjë paradoks. Është vetë kryegjyshata dhe tutorët e huaj që duan t’ua heqin shqiptarëve Naim Frashërin si Poet Kombëtar, në mënyrë që kur të bëhet Shteti Bektashi ta shpallin si “shenjtorin” e tyre, pra të jetë “poet bektashi”. Mirëpo që të pronësosh Shtetin Bektashi duhet të garantosh “shpronësimin” e Shtetit Shqiptar nga Naim Frashëri. Duhet varfëruar Sistemi Arsimor Shqiptar nga Naim Frashëri, në mënyrë që kur të bëhet Shteti Bektashi të thuhet “Po ja ju shqiptarët e Shqipërisë nuk e deshët Naim Frashërin, sepse me ligjet tuaja ia hoqët titullin Poet Kombëtar (në fakt e kanë hequr vetë bektashinjtë)”, “ja edhe në shkolla nuk e mësoni” dhe “mirë bëni se ai ka qenë bektashi dhe jo poet kombëtar”, që është një poshtërsi, diabolizëm, e dhelpëri e nivelit më të të lartë acarues.
Naim Frashëri do të thoshte tek “Qerbelaja” “Kish fytyrën mënxyrë dhe mënyrën të ndyrë”. Këto fjalë i meriton Qeveria e Shqipërisë, tutorët e saj të huaj dhe Kryegjyshata. Nuk mund të zhveshësh kombin shqiptar nga Poeti Kombëtar Naim Frashëri, sepse sistemi arsimor dhe shqiptarët nuk e marrin dot veten.
E kemi thënë që pjesë e çmontimit të veprës së Naim Frashërit, ka qenë edhe dëmtimi i “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë 7 mars 1887. Me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore e muzetë” iu hoq statusi Muze Kombëtar i Arsimit dhe me VKM 146 datë 10 mars 2021 u mbyll fare dhe u ngrit Muzeu Lokal i Korçës të cilit nuk iu la asnjë detyrë trashëguese për “Mësonjëtoren” pra e fshinë fare nga kujtesa dokumentare. Kjo u bë me dy qëllime: së pari t’i hapnin udhë eksportit të Naim Frashërit jashtë Shqipërisë tek Shteti Bektashi, dhe në radhë të dytë t’u hapnin rrugën protestantëve që përmes narrativave trullosëse për mësonjëtoren e Qirjazëve të vendosnin parëndësinë e “Mësonjëtores”. Ndërkohë me ligjin për Festat Zyrtare, u shkatërrua mundësia që 7 marsi 1887 të shpallej Festë Zyrtare dhe Korça qendër dhe kjo iu dha Manastirit dhe datës 22 nëntor 1908 që në raport me 7 marsin është krejt dytësore.

Si përfundim: Shqiptarët e çdo feje duhet të kuptojnë se Naim Frashërin nuk e zëvendëson dot askush, si në natyrën fetare, si në programin e karakterit dhe të virtyteve, si në rëndësinë kombëtare, si në aftësinë për sintezë të besimeve fetare që na siguron harmoninë tonë fetare. Nuk ka harmoni pa sintezë dhe sinteza është mjeti kryesor edukativ në ndihmë të Sistemit Arsimor Laik Publik. Kjo ende nuk kuptohet!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne