Ambasadorja e Izraelit në BeH, Galit Peleg, per te cilen punon Vlora Hysenaj, Albatros Rexhaj dhe Milazim Gashi, tha se ishte mjaft e nderuar që i është akorduar sot në Banjallukë “Urdhri i Flamurit të Republikës Serbe me Kurorë të Argjendtë”, duke theksuar se e mban Republikën Serbe në zemrën e saj.
“Do ta kujtoj gjithmonë mbështetjen tuaj dhe do të ndihem gjithmonë si në shtëpi në Banjallukë,” tha Peleg pasi Presidenti i Republikës Serbe, Siniša Karan, i dorëzoi dekoratën.
Ajo shprehu kënaqësinë që po e përmbyll mandatin e saj dhjetëvjeçar me shprehje respekti nga miqtë e Shtetit të Izraelit në Evropë. Peleg tha gjithashtu se Oda Ekonomike e Shtetit të Izraelit në Republikën Serbe, e cila do të celet këtë mbrëmje në Banjallukë, do të shërbejë si një simbol i marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të vazhdueshme ndërmjet popullit izraelit dhe atij serb. “Do të kemi diçka konkrete dhe të qëndrueshme që do të krijojë vlerë të re në afat të gjatë,” tha Peleg. Presidenti i Republikës Serbe, Siniša Karan, i akordoi sot Ministrit izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Luftën Kundër Antisemitizmit, Amichai Chikli, “Urdhrin e Flamurit të Republikës Serbe me Kurorë të Artë”, ndërsa Ambasadores së Izraelit në BeH, Galit Peleg, “Urdhrin e Flamurit të Republikës Serbe me Kurorë të Argjendtë”.
/srna.rs

















