Je gabim o Vullnet! Gabon nga padituria apo nga partia!?

Gezim Zilja

Në statusin e tij në fb, deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj midis të tjerave shkruan për ndërtimin që po bëhet në godinën e ish Klubit Labëria: “Klubi Patriotik “Labëria” do të përjetësohet përmes rijetëzimit të Muzeut Etnografik të Vlorës! ……
Synimi është i qartë, një Muze Etnografik i rijetëzuar, pjesë e Qendrës Historike të Vlorës dhe një pikë e rëndësishme referimi për kulturën, historinë dhe turizmin e qytetit.”
Po çfarë thua o deputet? E para nuk do rijetëzohet Muzeu Etnografik por me një Vendim unanim të Këshillit Bashkiak Vlorë, të vitit 2024, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë, godina ku ka qenë Klubi Labëria kthehet në muze ebraik. Godina sipas kryeministrit do të shtohet me dy kate madje dhe gurët e fasadës do t’i bijen nga Jeruzalemi. Tjetra është (ngule në kokë) tjetër është Muzeu Atdhetar Labëria dhe tjetër muzeu etnografik. Nuk puqen gjëkundi. Sipas medias italiane shumë të besueshme Atribune, lexojmë: “ Muzeu është projektuar nga studioja izraelite Kimmel Eshkolot dhe do të pasqyrojë historinë e komunitetit hebre në Shqipëri që nga koha romake deri në ditët e sotme…” Tani pak histori shqiptare meqenëse je deputet shqiptar e duhet të dish historinë e qytetit tënd. “Në këtë godinë nga më të mirat e kohës, janë fillesat e krijimit të Klubit “Labëria”, qysh në vitin 1905, me veprimtarinë e Shoqërisë së Shqiptarëve të Bukureshtit, të Manastirit, të Filatit, Selanikut, Janinës etj. 11 tetor 1908 shënon datën e themelimit të klubit patriotik “Labëria;” Ismail Qemali, u zgjodh president nderi, Kryetar Ekzekutiv Xhemil Vlora, dhe sekretar Leonidha Naçi.
Mbi 40 atdhetarë vlonjatë ishin pjestarët e parë të këtij grupi emrat e të cilëve duhet të shkruhen në atë godinë me gërma të arta. A do të lejojmë këtë falsifikim te historisë dhe lënien në harresë të qytetarëve që dhanë gjithçka për hapjen e shkollave shqipe, botimin e librave shqip, dhe shpalljen e pavarësisë!? Ky është problemi. Po informohu u Vullnet! Hape kompiuetrin dhe kërko: bashkia vlore Muzeu hebraik. Atu do kuptosh se historia është falsifikuar dhe nuk do rijetëzihet muzeu etnografik por do ndërtohet ai hebraik etj etj. Shpresoj që ato që ke shkruar i ke nga padituria jo nga partia.” PS Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar kalimin e godinës së ish-Klubit patriotik “Labëria” për t’u shndërruar në Muzeun Hebraik Shqiptar. Ky vendim, i marrë zyrtarisht më 13 mars 2024, i hapi rrugën projektit të rehabilitimit të Qendrës Historike të Vlorës në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrinë e Kulturës…

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne