Perparim Blakaj
REAGIM PUBLIK
Shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë të fuqishëm ndaj vendosjes së paautorizuar të materialeve dhe librave me përmbajtje fetare në kutitë postare private të banorëve të ndërtesës sonë në Bregun e Diellit.
Kutitë postare janë pronë dhe hapësirë private e banorëve dhe nuk duhet të përdoren për shpërndarje propaganduese, fetare, politike apo komerciale pa pëlqimin e tyre.
Banorët e kësaj ndërtese janë shprehur edhe më parë qartë kundër vendosjes së materialeve të paautorizuara, përfshirë revista, ftesa, broshura dhe materiale të tjera promocionale.
Veprime të tilla, sidomos kur përsëriten përkundër kundërshtimit të banorëve, përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në besimin, privatësinë dhe qetësinë e tyre dhe krijojnë ndjenjë presioni dhe shqetësimi.
Liria fetare duhet respektuar plotësisht, por ajo nuk nënkupton të drejtën për t’iu imponuar material fetar biblik personave në hapësirat e tyre private kundër vullnetit të tyre./fb


















