Kryeministri Edi Rama, Edi Rama, ka urdhëruar të mos përdoren plotësisht fondet e rindërtimit, megjithëse ato janë planifikuar në buxhetin e posaçëm, krijuar me borxhin 1.1 miliardë Euro, që qeveria mori pas tërmetit të 26 nëntorit 2019…
Për të mos bërë ndryshime në buxhetin e shtetit me akte normative, kryeministri Edi Rama po ndërhyn në fondet e miratuara me ligj të posaçëm buxhetor, duke bërë ndryshime vendimesh qeverie, për të transferuar fondet e investimeve sociale për shpenzime administrative.
Dy akrobaci të tilla buxhetore, kryeministri Edi Rama i ka bërë në mbledhjen e qeverisë të datës 2 shtator 2026, duke i hequr një pjesë të financimit fondit të caktuar për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Vendimi i parë është me këtë objekt: Ndryshim i Vendimit nr. 181, datë 30 mars 2022, për përdorimin e fondit të përforcimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak e Krujë.
Me këtë ndryshim të propozuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe firmosur nga kryeministri Edi Rama, është vendosur që fondi 42 miliardë lekë të vjetra për forcimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti të bëhet 38 miliardë lekë, ose rreth 4.2 miliardë lekë më pak.
Fondi 11 miliardë lekë të vjetra të bëhet 7.5 miliardë lekë, ose përsëri rreth 4.2 miliardë lekë më pak; ndërsa fondi 10 miliardë e 79 milionë lekë bëhet 8.8 miliardë lekë, ose rreth 1.2 miliardë lekë më pak.
Fondi tjetër me vlerë 7.1 miliardë lekë të vjetra bëhet 5.1 miliardë lekë, ose 1.9 miliardë lekë më pak; ndërsa me vendimin tjetër, qeveria ka bërë ndryshimin e Vendimit Nr. 650, datë 13 gusht 2020, duke i hequr 282 milionë lekë fondit të rindërtimit të banesave.
Nga burime brenda Ministrisë së Financave, mësuam se kryeministri Edi Rama ka udhëruar të mos përdoren plotësisht fondet e rindërtimit, megjithëse ato janë planifikuar në buxhetin e posaçëm të krijuar me borxhin 1.1 miliardë euro që qeveria mori pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Po sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, fondet e pakësuara me vlerë 12.6 miliardë lekë të vjetra do t’i kalojnë administratës qendrore për shtim organike punonjësish, blerje makina, mobilime zyrash, bankete, udhëtime e dieta./Pamfleti

















