PALESTINIZIMI I KRITIKËS NDAJ IZRAELIT SHPËRFILL SHQIPËRINË

Nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave” 1997
Tiranë, më 4 shtator 2026
Perëndija Shqipërinë
e bëri për shqipëtarët,
s’e bëri për djallëzinë,
për të liqt’ e për kusarët.
Zot i math kombin tuaj
e bëri për ju të tërë.
Për fqinj e për të huaj
s’e ka bërë! s’e ka bërë!
NAIM FRASHËRI
Histori e Skënderbeut
Lajkatari është fajdexhiu më i keq; porsa shikon se atë që e ka përballë e mashtroi, nuk ngopet por synon që t’ia rrjepë edhe lëkurën të gjorit.
SAMI FRASHËRI
Mësuesit shqiptarë dhe Ministria e Arsimit do të bëjnë krim kombëtar në edukimin e karakterit të shqiptarit nëse lejojnë të kalojë presioni psikologjik i Izraelit në shkolla shqipe dhe arsim. Me informacionin e provuar që kemi, jemi të sigurtë të këshillojmë sa më poshtë: Detyrë e shkollave shqipe, universiteteve, mësuesve, pedagogëve, prindërve dhe opininonit publik, në mënyrë formale ose jo, në familje dhe kudo, është t’u mësojnë nxënësve një dhe vetëm një gjë, të provuar, si vijon: “Izraeli ka dëmtuar BESËN SHQIPTARE, NAIM FRASHËRIN, Edukimin Kombëtar Shqiptar, dhe Sistemin Arsimor. Në çështjen e marrëdhënieve ndërmjet popujve e shteteve, Izraeli ka formatuar e ka mbështetur fuqishëm brenda e jashtë Qeverinë dhe Kartelin Politiko-Fetar më antikombëtar, më të korruptuar e më shpopullues në Historinë e Shqipërisë, në dëm të vetë shqiptarëve dhe në përfitim të padrejtë të vetë Izraelit që synon të përfitojë nga tjetërsimi demografik, kombëtar e kulturor i shqiptarëve.
Përmes shpërfilljes së reagimeve tona Izraeli synon të thotë që shqiptarët nuk kanë vërejtje për politikën e tyre. Nëse këto që themi nuk do të ishin të vërteta, atëherë Ambasada e Izraelit, apo Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria Shqiptare që përfaqëson Shqipërinë do të duhej të reagonin zyrtarisht e publikisht ndaj komunikimeve zyrtare që u ka bërë shkolla “Udha e shkronjave” përmes drejtorit Artur Shkurti. Meqë nuk na përfillim, i drejtohemi kombit shqiptar me kompetencën profesionale të një shkolle shqipe që e di qartë si trashëgohet kombi shqiptar.
Faqja “Izraeli në Shqipëri” njofton për trainimin që u ka bërë Ambasada e Izraelit, disa mësuesve, me pjesëmarrjen e ambasadores Galit Peleg, duke u përqëndruar tek Holokausti dhe lufta kundër antisemitizmit. Nëse do të shihnim një anë pozitive në këtë gjë, ajo është që Izraeli po kalon nga “lëvdata për shqiptarët” në “mbrojtje nga shqiptarët”, që do të thotë se Izraeli po e kupton se shqiptarët janë shumë të shqetësuar për çfarë Izraeli ka planifikuar për ta, sidomos në bashkëpunim me Greqinë dhe Francën.
Reagimet më të shumta ndaj veprimtarisë së Izraelit vijnë kryesisht nga komuniteti mysliman shqiptar dhe argumenti kryesor gjendet në formën “Gaza digjet, – Tirana trainon mësuesit për antisemitizmin” (Mexhlis, 4 shtator 2026) ose nga Redi Shehu (2 shtator 2026) “Cinizëm më të madh se ky, në mesin e një gjenocidi që vazhdon sot e kësaj dite në Palestinë, vetëm sionistët izraelitë mund ta bëjnë.” Me popuj, grupe etnike fetare, që janë të persekutuar padrejtësisht është plot e mbushur bota. Natyrisht shqiptarët nuk duhet të tregohen indiferent, por të shprehen, por nuk mund të përtypet shpërfillja e kritikës ndaj Izraelit ndaj çfarë realisht negativisht ndodh në Shqipëri, sidomos në lëmin e kulturës, të arsimit dhe të edukimit kombëtar. Kritika duhet më shumë për një arsye kombëtare dhe jo thjesht për një arsye myslimane.
Bota ka shumë informacion se çfarë bën Izraeli me Palestinën, por nuk ka aq shumë informacion se çfarë konkretisht bën Izraeli me vetë Shqipërinë.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për vetëvendosje për çdo njeri e çdo komb është një detyrim për këdo në botë, sipas edukatës që frymëzohet nga dokumentet e OKB-së. Por siç thotë Çajupi “Besa është e gjithësisë, ne jemi të Shqipërisë se kemi pirë një sisë” Duhet shqiptarët të bëjnë shumë të qartë dëmet konkrete të Izraelit ndaj vetë atyre.
Unë po i rreshtoj më poshtë: Muzeu Hebraik “BESA” në Tiranë synon të vjedhë konceptin kryesor të kulturës shqiptare dhe t’ia deformojë përmbajtjen nga “besë universale” në “besëlidhje shqiptaro-izraelite”. Sot shohim me të drejtë reagim për Muzeun Hebraik të Vlorës, por mendoj që edhe më i madh do të jetë dëmi që do të sjellë Muzeu Hebraik “BESA”, i cili pa filluar punë e ka bërë dëmin me konceptin “BESA”.
Për këtë i kemi shkruar kryeministrit Netanjahu që në mars 2023, gjashtë muaj para sulmeve të Hamasit, i kemi shkruar Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Qendrës Botërore të Holokaustit Yad Vashem, Universitetit të Telavivit, komunitetit hebre në Shqipëri (një prej tyre Anna Cohen), dhe shoqatës së miqësisë Shqipëri – Izrael. Asnjë prej tyre nuk reagoi. Një shpërfillje dhe fyerje kombëtare. Ne jemi shkolla shqiptare që ka reputacionin më të lartë në Shqipëri. Këtë nuk e vendos Izraeli. Dhe në çështjen e BESËS, kam autorësinë e librit të shenjtë të titulluar “BESA -feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë” (Shkurti A, 2009) që synon të bëjë realitet devizën e Rilindjes Kombëtare “Feja e shqiptarit është shqiptaria” (Pashko Vasa). Arsyeja që tani Edi Rama, i cili ua dha Izraelitëve të drejtën e propagandës së “BESËS” po flet vetë dendur për “BESËN” është pjesë e skemës së propagandës së Izraelit për Muzeun Hebraik BESA në Tiranë, që të relativizojë e ta bëjë të padukshme grabitjen. Pra edhe atëherë kur duhet të mbrojë “Besën” krijon vetëm kushtet që koncepti të dëmtohet. Ai e di shumë mirë që po e prostituon “BESËN”, me synim që njerëzit të tallen me besën, ta shpërfillin, të bëjnë meme, “t’ia ulin pazarin” dhe kur ta marrin Izraelitët shqiptarët të thonë “të paktën do të bëhet diçka serioze” jo si qeveria jonë “karagjoze” . Këtu fillon puna e vërtetë e Izraelit i cili “Besën universale” të shqiptarëve do ta kthejë në “Besëlidhje shqiptaro-izraelite” që është fazë e ndërmjetme e tjetërsimit dhe shthurjes kombëtare të shqiptarëve.
Dëm tjetër katastrofik është dëmtimi i Naim Frashërit, përmes heqjes me ligj tinëz të titullit Poet Kombëtar, pikërisht sepse ishte i besimit shiit, figurë qëndrore e bektashizmit, kishte shkruar veprën madhore “Qerbelaja”, dhe “Fletoren e bektashinjve” dhe ishte autor i programit edukativ të shqiptarëve, jo vetëm në çështjen e edukimit kombëtar, por edhe në programin e edukimit të karakterit e virtytete. Me goditjen e Naim Frashërit, njëkohësisht dëmtohet Sistemi Arsimor Laik Shqiptar, harmonia fetare, shkatërrimi i sektit bektashi, dhe kombi shqiptar shkon me shpejtësi drejt shthurjes dhe degradimit kulturor e historik. Është qartësisht një interes i aleancës vertikale Izrael – Greqi – Serbi.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne