Dominim i padiskutueshëm i KK „Bashkimi”: Ylli Bilalli, Bleart Memeti dhe Azem Azemi strehojnë të artat dhe kualifikohen në Botëror

KUMANOVË – Klubi i Karatesë „Bashkimi” nga Kumanova ka mbyllur me një bilanc historik e të jashtëzakonshëm pjesëmarrjen në Kampionatin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut për kadetë, juniorë dhe U21. Pas sukseseve të ditës së parë, dita e sotme solli arritje absolute në tatami.
Sportistët Ylli Bilalli dhe Bleart Memeti zhvilluan luftime fantastike, duke dominuar kategoritë e tyre dhe duke u stprahur me medalje të arta (vendi i 1-rë). Me këtë triumf madhor shtetëror, që të dy karateistët kumanovarë siguruan zyrtarisht fletëkalimin për të përfaqësuar vendin në Kampionatin Botëror të Karatesë, i cilit do të zhvillohet gjatë muajit tetor në Bielsko-Biała të Polonisë.

Bilanci i plotë i KK „Bashkimi” nga Kampionati Shtetëror:
Kualifikuar në Kampionatin Botëror (Poloni, Tetor):

Ylli Bilalli – Medalje e Artë (Kampion Shtetëror)

Bleart Memeti – Medalje e Artë (Kampion Shtetëror)

Azem Azemi – Medalje e Artë (Kampion Shtetëror, -52 kg)

Kualifikuar në Kampionatin Ballkanik (Nëntor):

Rinar Bilalli – Medalje e Argjendtë (Nënkampion Shtetëror, -52 kg)

Arbër Pajaziti – Medalje e Bronztë (Vendi i 3-të, -57 kg) — i cili tregoi potencial të jashtëzakonshëm duke mposhtur edhe të 7-tin e Europës.

Kjo korrje medaljesh dhe kualifikimesh në nivelet më të larta ndërkombëtare konfirmon punën e palodhshme stërvitore dhe udhëheqjen e shkëlqyer profesionale të trajnerit Mursel Misini, duke e ngritur KK „Bashkimi” në elitën e karatesë vendore. (INA)

Të fundit