Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Universi verbohet, kur ti s’ke dritë në sy…

I artë është froni, ku rri ti, o grua
dhe pse përreth ferra kanë mbirë,
fisnikëria iliriane, mbi ty rri urtuar,
zjarri yt, thikë e shtizë ka shkrirë.

E lehtë jeta mbi supe, s’të ka rënë,
vellos së saj hienat ulërijnë,
skërrmitin nervat për të të ngrënë,
e shqyer me dhëmbë të zinj.

Sigal

Ti s’je kështjellë guri për tu pushtuar,
rrënjë qumështore, ke thellë në gjak,
ke burimin e bardhë,ku ka gurgulluar,
gjithë universi me gjallesat përqark….

E,në mendofshin se të kanë gjymtuar,
me re të zeza, që veten nxijnë,
e në mendofshin se je dorëzuar,
shqiponjë luftëtare ti vetë rilind.

Se irisi i syve, me ngjyrë të verdhë,
dhe mburoja e artë të bëjnë trime,
gurë prej qielli, nëse mbi ty bien,
s’të prekin dot as, edhe një qime!

I artë është froni, ku rri ti, o grua,
perëndimet e përflakura, nuk vijnë pa ty,
agimi nuk veson rrjedhës qetuar,
universi verbohet, kur ti s’ke dritë në sy…