Kisha kohë që merrja telebingo. Nuk e di pse kisha parandjenjë që një ditë do të isha fitues. Koha kalonte, të dielat përcillnin njëra-tjetrën dhe ato që fitoja ishin shuma simbolike, sa të përsërisja blerjen e biletave. Në familje, gruaja dhe vajza më thoshin: si nuk u mërzite me telebingon.-Kaloj kohën, shikoj Arditin, komisionin por dhe fituesit që mbërrijnë gjithë emocione…-Po merr njeriu një biletë sa për fat. Ti i rendit biletat njëra pas tjetrës. Shpenzon lekët kot…më thoshte ime shoqe. Unë e shikoja por nuk përgjigjesha. Më pëlqente të merrja pjesë në lojë. Biletat i blija tek gazetashitësi, Besniku. Ndodhte jo rrallë me të pija dhe kafen e mëngjesit që na i sillte Zana.-Një ditë do të fitosh, më uronte Besniku me zemër. Besniku është tironsë puro. Është i qetë dhe nuk ia prish asnjë klienti edhe pse shumë nga ata i ka shokë fëmijërie. Komshiut, kur shkojmë bashkë tek Besniku me të qeshur i them: Ti je tirons- slims dhe jo tirons puro siç është Besniku. Puro jemi ne që kemi dy tre breza lindur dhe rritur këtu. Një të diel iu afrova shumë bingos së madhe prej 100 milion lekësh. E pati fat një tjetër…Më erdhi mirë që dikush u bë milioner. Më fton kunati në Gjermani për të kaluar sëbashku vitin e Ri dhe nisem disa ditë atje. Dhe atje e provova milioner. Shumë qytetarë shqiptarë që ndodheshin në Gjermani por dhe vet gjermanë, të njohur ndër vite, më uronin për bingon që më bëri të pasur. Kur u ktheva me avion stjuardesat më shikonin në sy dhe njëra prej tyre, e gjatë e mjaft elegante më thotë: ”Ju jini ai që fituat bingon këtë javë…Urime!1000 euro ia dhashë punonjësve që shërbenin në avion dhe nuk vonoi shumë që dëgjoj nga qendra e zërit të thuhet: ”Zonja dhe zotërinj kemi nderin që me ne këtu ndodhet dhe fituesi i lotarisë që u hodh mbrëmë në Hamburg. Është një shqiptar që ndihet i lumtur …Po i drejtojmë mikrofonin…Dhe unë u detyrova të përshëndes stafin e shërbimit por dhe gjithë pasagjerët që ndodheshin në atë aeroplan. Në shtëpi më pritën ndryshe, me një gëzim tjetër. Eh, thash me vete. Ç’do të thotë të jesh milioner…Të nesërmen dolëm familjarisht për të festuar këtë event në një nga lokalet më luksoze në Tiranë…Na pritën sapo hapëm derën e lokalit vet pronari me personelin që shërbente.-Këtij i thonë fat, tha pronari…-Eh, i thash duke buzëqeshur…Ju e kini provuar këtë fat edhe më parë…Të ndërtosh gjithë këtë lokal luksoz duhen 10 apo 20 herë të fitosh lotarinë në Gjermani apo diku jashtë shtetit…Atë natë ia plotësova gjithë kërkesat gruas dhe vajzave. Hëngrëm dhe pimë si sheik. Pas disa ditësh bleva dy hyrje të bollshme. U bë një mobilim i mirë nga specialistë dizenjues. Kur vinin të afërm që i shikonin, shtangnin në të hapur derën. Një komshie më tha ta merrte me qera një hyrje sa të bënte fejesën e vajzës. Dhe ia dhamë me dëshirë.-U hap kjo derë me një lidhje dashurie, me një fejesë. Qofshin të mbarë , më tha gruaja. Por, rruga ku ishte ndërtuar ai pallat kishte emrin e një burgaxhiu.-Do të shkruaj, do ankohem në Qeveri. Mbeti rruga jonë të ketë emrin e një burgaxhiu…Jo…nuk di ç’të them. Vlerësime t’u bëhen njerëzve që e meritojnë…-Përshëmbull. Çfarë emrin mendon ti? Vura re një nënqeshje tek ime shoqe si për të më thënë. Rri aty ku je se s’të pyet njeri as ty dhe as mua…Qeveria të bën atë që s’e pret…-Kemi shkrimarët që nuk jetojnë më…Por, ama janë mbi me dy flamurë të gjithë se kanë dhënë nga shpirti i tyre. Emra si Avni Mula, Fatos Arapi, Gjergj Leka, Kujtim Prodani… Ndenja një çast në heshtje duke kujtuar bisedën rreth kësaj teme që kisha bërë me një mikun tim të vjetër. Edhe ai e kish shqetësim këtë emërtim të rrugëve.-Në rrugën e re që u bë në lagjen tonë u vendos emri i një perversi. I dënuar dhe imoral…Ai emër ka mbetur…E kujt t’i thuash…Do ta shkul atë pllakatë dhe do të vendos një tjetër. Me germa të arta. Do të paguaj por ia vlen…Do ta quaj Eros Ramazzoti. Ka lezet kur të pyesin ku banon apo kush është pallati që jep apartament me qera…T’u them emrin e rrugës të një burgaxhiu, që aty do tërhiqen… Ndryshe me emrin e ri…-Emrat e rrugëve vendosen sipas një vendimi…Të ishte secili sipas mendjes edhe e bëje, më tha shoku duke vazhduar se ata që vendosin këta emra ose nuk dinë asgjë për jetën e tjetrit, ose janë delenxhinj… Ndryshimi i emrave të rrugëve po bën që motorët e picave të vijnë rrotull e si përfundim mos të gjejnë apartamentin. Oh, pasi del personi që ka porositur në celular u duhet dhe një orë tjetër të shkojnë të japin porosinë kur pica është bërë akull e ftohtë…-Alo jam tek rruga Ernest Heminguhej. Po pres porosinë e dhënë para një ore me celular…Tjetri nga ana tjetër e celularit thotë se kjo rrugë nuk ekziston më. Të kontrolloj ndryshimin e emrit të rrugës…E kështu sorrollatjet nuk kanë fund. Emrat e rrugëve janë bërë me shumë probleme…- Unë them që rrugës tonë t’ja vënë emrin Shaban Qosja…As kanë për tu ngatërruar kurrë, askush. , më thotë ime shoqe… Debatet për ndryshimin e emrave të rrugëve fillojnë nga bilardot, klubet, festat familjare apo ditët e ndryshme festive ku grumbullohen shumë qytetarë për të festuar, deri tek deputetët. Në bisedë me një të moshuar që ishte kundër emërtimit 36 Niko Gjoni të rrugës i them:-Quheni rrugën Rei Misterio….-Ç’ka qënë ky?, pyeti duke më vështruar vëngër.-Ka qënë keçist dhe kampion për shumë vite. Në ndeshje përdorte mirë dhe helikopterin. Gjithnjë fitonte…E ndihmova me postera të keçistit dhe kaq u desh të vendosej emri i rrugës ku posterat i gjeje nga një shtëpi në tjetrën. Kandidati për deputet i kësaj zone, mbi dy metra e bëri bustin e tij dhe të gjithë ia dhanë votën. Është më mirë kur publikon me postera se sa flet me fjalë dhe për më tepër kur nuk di asnjë lloj historiku rreth emrit që po mban rruga. Deputeti i zgjedhur rrugën Rei Misterio e ka rregulluar shumë mirë. Është ndërtuar dhe fusha sportive në të cilën luhet gjatë gjithë kohës nga të rinjtë dhe fëmijët dhe gumëzhin e gjithë rruga. Unë isha një nga sponsorizuesit më të pranishëm për ndryshimin e rrugës edhe pse nuk isha i ndërgjegjshëm nëse rruga duhet të kish këtë emër. Ngritja e aktiviteteve sportive dhe posterat e vendosura e bënin më të lehtë gjetjen e adresave të qytetarëve brenda kësaj rruge. Duhej të ndryshoja ose shtëpinë ose emrin e rrugës. Bëra diçka me shokët për emrin e rrugës për ta mbajtur të pa ndryshuar shtëpinë. U desh një Rei Misterio që ta rregullonte këtë problem …






















