Ika dhe më duket se në valixhe,
Palosur mirë me teshat,
Mora dhe shirat e Tiranës
Që s’dinë të pushojnë kur nisin…
Dhe mjegulla e Dajtit s’mu nda nga sytë
Që kur doli një mëngjes
Nga mëngët e këmishës së bardhë…
Ndoshta do të gjej një ditë një baladë
Mbi kalin e së cilës ta nis mallin
Mbrapsht, pakthim në vendlindje…
S’di çdo të jem atëherë,
Çuditshëm ndoshta do të ndjehem,
Si njeriu që shëtit pa hijen e tij
Rrugëve të pafundme të botës…






















